AKTUALE

Bajram Rexhepi të shtunën do të takoj mërgatën tetovare

Kandidati për Kryetar të Komunës së Tetovës nga AKI, Bajram Rexhepi ditën e shtunë do të realizoj takim me mërgatën tetovare të cilën e ka cilësuar si
pjesë e pandashme e së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes së Tetovës.

“Kemi një plan konkret #PërTetovënERe, por forca jeni ju. Ndryshimi nuk njeh kilometra, por kërkon vullnet, zemër dhe qëllim të pastër”- ka shkruar Rexhepi.

Ja postimi plotë:

Mërgata jonë ka ndërtuar këtë vend dhe mbetet pjesë e pandashme e së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes së Tetovës.

Tetova nuk mund të ndërtohet pa ju, mërgatën tonë të çmuar!

Kemi një plan konkret #PërTetovënERe, por forca jeni ju. Ndryshimi nuk njeh kilometra, por kërkon vullnet, zemër dhe qëllim të pastër.

Ju ftoj për një bashkëbisedim mbi vizionin #PërTetovënERe, me ide, mendime dhe zemër për Tetovën.

🗓️ E shtunë, 09.08.2025
📍 Restorant TROKADERO – Tetovë
⏰ Ora 14:00

Banner

Related posts

VMRO ia merr MEPSO-në VLEN-it! Bozhinovska: MEPSO me ligjin e ri kalon në kompetencat e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave

Gjyla Halili

“Deri kur ky poshtërim në kufi?”/ Prof. Etem Xheladini denoncon ndalesat e përsëritura dhe kërkon përgjegjësi institucionale

Gjyla Halili

Bekteshi publikon foto me aktivist të Bdi-së në Manastir: Shqiponjat në fole…

Gjyla Halili