AKTUALE

Fatmir Dehari zyrtarisht në garë për një mandat të ri në Kërçovë

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka vendosur sot zyrtarisht që Fatmir Dehari të jetë sërish kandidat për kryetar të Komunës së Kërçovës në zgjedhjet lokale që po afrohen. Ky vendim konfirmon përpjekjet e BDI-së për të ruajtur kontrollin në një nga bastionet e saj tradicionale në rajonin perëndimor të vendit.

Dehari ka drejtuar komunën për disa mandate dhe vlerësohet nga partia si një figurë me përvojë dhe ndikim të fortë në terren. Ai pritet të përballet me kandidatë të tjerë të rëndësishëm, përfshirë edhe kandidatin të pavarur avokatin z.Shkodran Alili dhe kandidatin e koalicionit VLEN, ministrin z. Fatmir Limani.
Gara për Kërçovën pritet të jetë një nga më të ashpërat në vend.

Banner

Related posts

Latifi: Tarifat e reja doganore të SHBA nuk kanë lidhje me politikë

Gjyla Halili

Tendenca për ta mbuluar aferën “Zdravo” pati deri diku sukses, kush do t’i mbuloj përgjimet tjera?

admin

Këshilli organizativ për protestën gjithëpopullore në Shkup fton konfferencë për media të martën

Gjyla Halili