AKTUALE

Liridon Disha: Ne ishim, jemi dhe gjithmonë do të ngelim ushtarët e Abaz Gjukës

Banner

Shkruan: Liridon Disha

Këshilltarë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Tetovë

Na shanë e na etiketuan me nofka si njerëz të filanit e fistekut. Në fund, kur të gjithë ata u larguan, këta e kuptuan se ne jemi të kauzës kombëtare, të rrugës së drejtë të trasuar nga rilindasit tanë.

Ata harruan se kur përfitonin poste, ne i vëzhgonim nga anash. Nuk shfaqte për ne tundim pozita, por misioni që me elegancë e mbante në jetë Ali Ahmeti.

Ishim votues të heshtur të çështjes kombëtare, ndërsa ata mbledhës votash për t’i arsyetuar postet. Ne nuk u afruam kur ofroheshin pozitat, por kur filloi të minohej procesi i mirëndërtuar nga patriotët tanë.

Ne sakrifikuam rininë, jetën, kohën tonë, lam anash familjet tona, për tu siguruar se misioni i misionarit po ec kahjes së duhur.

Ata përfituan dhe më pas u larguan për të përfituar tjetërkund duke lëpirë këpucë, ndërsa ne qëndruam. Jo për poste, por për misionin e të parit tonë. Për atë mision që ata asnjëherë nuk e besuan, por u shtirrën se po e zbatojnë.

Ne ishim, jemi dhe gjithmonë do të ngelim ushtarët e Abaz Gjukës!

#Bashkë
#Besëlidhja
#VajnTetori
#Referendum
💪🏻💪🏻💪🏻

Banner

Related posts

OBRM-PDUKM për konfiskimin e telefonave të shtrenjtë: Po të mos ishte policia, dogana do ta fshihte këtë rast

Gjyla Halili

Intelektualët shqiptarë letër të hapur Gjykatës Kushtetutese – Të mos përsëriten gabimet nga e kaluara!

Gjyla Halili

Bdi: Prokuroria duhet menjëherë ta ndërpresë lidhjen transaksionare me Qeverinë.

Gjyla Halili