AKTUALE

Bajram Rexhepi: Monopoli Tetovës konflikt interesi dhe përfitim familjar

Shefi i shtabit politik të BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka ngritur dyshimet se në procesin e privatizimit të Monopolit në Tetovë ka konflikt interesi dhe përfitim familjar. Në postiminin e tij Rexhepi shton se kur “kur të afërmit e kompanive të lidhura me pushtetin përfitojnë në mënyrë të padrejtë, nuk kemi të bëjmë me meritokraci, por me sistem klientelist”.

Ja postimi plotë:

Konflikti i interesit dhe përfitimi familjar nuk janë thjesht çështje etike, por plagë që e dëmtojnë drejtësinë dhe interesin e qytetarëve.
Kur të afërmit e kompanive të lidhura me pushtetin përfitojnë në mënyrë të padrejtë, nuk kemi të bëjmë me meritokraci, por me sistem klientelist.
Përgjegjësia është e qartë dhe drejtësia duhet të veprojë! Kërkojmë llogaridhënie dhe reagim të menjëhershëm institucional.

Banner

Related posts

“Ishin pak, ngelën edhe më pak” – Ademi: Para një viti nuk ndodhi ndryshimi, por rotacion politik i dhunshëm pa vullnetin e shqiptarëve

Gjyla Halili

Paketa 6 miliardë euro, kushte jo të lehta për Ballkanin për të siguruar paratë nga BE-ja

Gjyla Halili

A PO VENDOSET NË PIKËPYETJE KRYEMINISTRI SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT?

admin