AKTUALE

Bajram Rexhepi: Ndërtimet pa leje dhe legalizimet korruptive po deformojnë qytetit Tetovës, është koha për zgjidhje jo pazare korruptive

Nënkryetari i Bdi- së njëherit dhe shef i shtabit politik në Tetovë, Bajram Rexhepi nëpërmjet në statusi në fb ka alarmuar për gjendjen e ndërtimeve pa leje dhe legalizimeve koruptive që po ndodhin çdo ditë nga mafia urbane në komunën e Tetovës dhe Çairit.

Rexhepi ka theskuar se në Tetovë dhe Çair vetëm skema e ndërtimeve pa leje dhe legalizimeve korruptive funksionon në përpikshëri.

Bajram Rexhepi ka bërë të qartë dhe zgjidhjen e vetme të kësaj katrahure që po deformon qytetin e Tetovës.

“Tetova ka nevojë për planifikim të mirëfilltë hapësinor. Pa Plan Gjeneral Urbanistik, nuk ka plane detale urbanistike e si pasojë nuk ka zhvillim, por vetëm kaos dhe korrupsion”- ka shkruar Rexhepi.

Ja postimi plotë:

Ndërtime pa leje, legalizime të dyshimta, propagandë në vend të planifikimit❗️

Në Tetovë dhe Çair ka një gjë që po funksionon me përpikëri, e kjo është skema e ndërtimeve pa leje dhe legalizimeve korruptive që favorizon një grusht njerëzish dhe dëmton interesin publik.

Në mungesë të planeve detale urbanistike, ndërtohet pa leje dhe objektet pastaj legalizohen. Buxheti i komunës humb, qyteti deformohet, kurse nevojat e qytetarëve përdoren për fushatë.

Zgjidhja është e qartë:✅
Tetova ka nevojë për planifikim të mirëfilltë hapësinor. Pa Plan Gjeneral Urbanistik, nuk ka plane detale urbanistike e si pasojë nuk ka zhvillim, por vetëm kaos dhe korrupsion.

Është koha për plan jo propagandë!
Është koha për rend dhe zgjidhje sistematike jo pazare korruptive!

#Llogaridhënie #eVërtetaPërTetovën

Related posts

Shefi i NATO-s ‘optimist i kujdesshëm’ për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Gjyla Halili

Pritje e ngrohtë për Bujar Osmanin nga qytetarët e Ohrit: “Me ju frymojmë më lehtë”

Gjyla Halili

ITSHKSH VJEN ME KATËR BOTIME TË REJA

Gjyla Halili