AKTUALE

Taravari dorëzon dorëheqjen e tij, ja çfarë shkruan në letrën drejtuar Mickoskit

Banner

Ministri i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka dorëzuar dorëheqjen e tij.
Më poshtë ju sjellim letrën e plotë:
“I nderuar Kryeministër Mickoski,
Me këtë letër ju informoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit.
Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale.
Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin shëndetësor.
Mbetem i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen, gjithmonë i udhëhequr nga interesi publik.
Me respekt,
Prof. Dr. Arben Taravari
Ministër i Shëndetësisë”, ka shkruar Taravari.

Banner

Related posts

Bexheti: Gjithë së bashku do i themi Jo Rusisë dhe Po Europës

Gjyla Halili

Poezi e shkruar nga poeti Osman Caka: Qyteti i Alfabetit Shqip- Manastiri

Gjyla Halili

Komuna e Çairit me borxh mbi 7 milionë denarë ndaj Higjienës Komunale Shkup

Gjyla Halili