AKTUALE

Faton Ahmeti: Bdi delegohet nga populli, nuk bëhemi pjesë e qeverisë antishqiptare

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në një intervistë për Zoom TVM2, me gazetar Ersan Pajaziti, ka diskutuar për aktualitetin politik dhe sfidat nëpër të cilat po kalon elektorati shqiptar.

Lidhur me largimin e Taravarit nga koalicioni qeverisës, dhe pyetjes se a i bashkohet ai Frontit Evropian, pas një retrospektive që i bëri situatës njëvjeçare, z. Ahmeti theksoi se VLEN u bë pjesë e qeverisë pa legjitimitet etnik shqiptar dhe devalvimit të të arriturave të shqiptarëve, përfaqësimit të drejt në institucione, duke eskaluar me Gjykatën kushtetuese rreth përdorimit të gjuhës shqipe.

Ahmeti theksoi se e përshëndesin vendimin e z, Taravari, me vështrim në shkaqet që çuan te largimi i tij nga VLEN.

“Heqja e balansuesit, devalvimi dhe denigrimi i çështjeve që lidhen me shqiptarët, anashkalimi i shqiptarëve në punësim”, do të thoja se është hap i guximshëm i Taravarit dhe tash do t’i kthehet popullit, aty ku kërkohet verdikti për të marrë mandatin për t’i zgjidhur këto çështje në të ardhmen”, theksoi z. Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarit se a po bashkëpunon Taravari me juve (BDI), z. Ahmeti u përgjigj:
“Të gjitha çështjet z. Taravari i ka diskutuar haptas në publik, normal që ka kanale komunikimi, por, ashtu siç e ka deklaruar haptas, si parti politike ata do të garojnë në zgjedhje si parti e vetme në zgjedhjet lokale”, duke shtuar se në të ardhmen do të shihen mënyrat dhe mundësitë e bashkëpunimit, ka cekur Ahmeti.

“Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim (me Taravarin)”, ka potencuar Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, i cili konsideron se kjo qeveri, punon kundër interesit të shqiptarëve në vend. Mundësitë e bashkëpunimit janë të hapura, mbetet të shihet si mund të arrihet kjo, por, në këtë moment nuk ka diçka konkrete.

“Nuk ishte ndryshimi për një vit qeverisje, ndryshimi që e kanë prit Taravari si pjesë e qeverisë, BDI nuk ka asnjë rrol në funksionimin e brendshëm të tyre. BDI ka qenë e fokusuar në zbulimin, në zbardhjen e çështjeve ku synohet prekja e çështjeve shqiptare, por, kemi qenë të fokusuar edhe në takime me anëtarësinë tonë, me aktivin politik të BDI-së, cikël të mbledhjeve të hapura me popullin”, ka deklaruar Ahmeti, duke u shprehur se janë ballafaquar me problemet që tangojnë qytetarët jo vetëm BDI-në.

Sipas Ahmetit, si përfaqësues të shqiptarëve pas largimit të Taravarit nga qeveria, mbesin vetëm nëntë deputetë në pozitë, ndërsa 23 deputetë shqiptarë mbesin në opozitë.

“As me 14 deputetë nuk e kishin legjitimitetin, e lëre më tash me vetëm nëntë mandate të kenë legjitimitetin për të qeverisur si përfaqësues të popullit shqiptar”, theksoi ai dhe shtoi se ata mund të qeverisin si të përzgjedhur nga partneri i madh por jo si përfaqësues të shqiptarëve.

Në pyetjen se sa i kanë besnikë partnerët e koalicionit, z. Ahmeti bëri një retrospektivë dhe konkludoi se kishte paralajmërime për rrjedhje të deputetëve, por, gati po bëhet viti dhe asgjë nuk ndodhi, asnjë deputet nuk iu bashkua dhe theksoi se është spekulim dhe shpresë e rrejshme për pozitën. Me partnerët e koalicionit, ka komunikime të rregullta dhe korrektësi, tjerat janë spekulime, theksoi ai, ndërsa për zgjedhjet lokale, theksoi se do të ishte më e logjikshme të bëhen edhe zgjedhjet nacionale, për të racionalizuar shpenzimet.

Z. Ahmeti vuri në pah se Ali Ahmeti ka takime të rregullta me z. Sela dhe ka koordinim, si dy liderë të dy partive politike, të cilët në diskutimin e fundit u vu në pah se si të dalin sa më mirë dhe për të konkurruar në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Fronti Evropian është i ri si trup politik, u tha, bisedohet edhe në anëtarësi, kryesi për të gjetur modalitete sa më të mira për zgjedhje.

“Me të gjitha matjet BDI është partia më e madhe shqiptare në vend, në anketat dhe vlerësimet që bëhen, del se BDI është vet më e madhe se komplet VLEN-i bashkë para se të ndodh përplasja në kuadër të ati koalicioni”, ka theksuar Ahmeti.

“Nga themelimi e deri sot, ajo që e cilëson BDI-në, është konsistenca, fokusi në çështjet primare dhe jetike për shqiptarët, në kuadër të interesit madhor të shqiptarëve, me moton Jo Rusisë – po Evropës, nuk u bë pjesë e qeverisë dhe çështja e integrimit u bllokua tërësisht”, theksoi ai, duke shtuar se nuk ka asnjë lëvizje minimale, BDI është për t’i thënë stop devalvimit të çështjes së shqiptarëve.

“Kurdo që do të mbahen zgjedhjet, BDI është gati. Qëllimi është krijimi i një fronti sa më të madh, si garancë plus për popullatën shqiptare, se do t’i thuhet stop tregtimit dhe luajtjes me çështjen e shqiptarëve”, theksoi Faton Ahmeti, njëherësh u përgjigj se nuk janë ndarë komunat për garën e zgjedhjeve komunale me Taravarin dhe Selën.

Çështja kombëtare është për neve në rend të parë, e pastaj vinë çështjet e koalicioneve, numrave e kombinatorikave zgjedhore, potencoi Ahmeti, ndërsa rreth komunikimin me partitë maqedonase, theksoi se nuk kishte komunikim intensiv, por vetëm në kuadër të komunikimit kuvendor, por jo ndërpartiak. Po ashtu, ai theksoi se BDI do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat ku qeveris dhe menaxhon aktualisht, 16 deri 17 komuna që menaxhohen nga shqiptarët.

Me pyetjen se pa unifikim të shqiptarëve, vështirë mund të fitohet Kërçova, Faton Ahmeti ka theksuar se në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk mund të humbet Kërçova, Ahmeti i prerë është përgjigjur se kjo nuk do të ndodhë sepse komunën e Kërçovës e ka fituar BDI së bashku me shqiptarët e Kërçovës dhe ata në diasporë kështu që sërish shqiptarët e Kërçovës do ta fitojnë atë komunë.

“Gara është zhvilluar në mes të kandidatit shqiptar dhe maqedonas dhe nga 2013 e kemi menaxhuar Kërçovën, Çashkën nuk e menaxhojmë më, për pak, po ashtu Bërvenicën”, theksoi ai, duke kërkuar unifikimin e votave të shqiptarëve.

Rreth dizajnit të panosë që është përdorur së fundmi, tash janë në këtë panonë e re me ngjyra kombëtare, BDI nuk i kthehet nacionalizmit, BDI e ka vu veten në funksion të Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk e dëmton shtetin, nuk hap plagë si pushteti. BDI nuk kërkon as bën përplasje etnike, theksoi z. Ahmeti, njëherësh ilustroi devalvimin e pozitave të shqiptarëve në shtet, si ministritë dhe organet tjera ligjzbatuese.

Sot, shqiptarët nuk përfaqësohen drejt, asnjë herë më keq nuk kanë qenë të punësuar profesionalisht, pozita drejtuese, etj. shqiptarët janë më së paku të përfaqësuar, po shkelet vullneti i shqiptarëve, po preket Marrëveshja e Ohrit, zyrtarizimi i gjuhës shqipe në institucione, tentativat e palës maqedone janë të kthehen para gjendjes së vitit 2001.

Marrëveshja e Ohrit është kompromis për ndaljen e luftës, duhet të investohet në të gjitha bashkësitë etnike, me synim në integrimin evropian, cilësinë e jetës, arsim e shëndetësi më të mirë, maqedonasit duhet ta respektojnë gjuhën shqipe, ashtu sikur ne respektojmë gjuhën maqedone. Asgjë nuk e gjen keq Zvicrën me katër gjuhë zyrtare, etj. Kryeministri i parë shqiptar nuk ka tjetër shtet, është lind e rrit këtu, për shtatë vite Kuvendi u menaxhua në mënyrën më të mirë të mundshme nga z. Talat Xhaferi.

Me një marrëveshje politike, u arrit kryeministri i parë shqiptar, pa kushtëzime, por me rrethana të favorshme për shqiptarët. 20 përqindshi nuk e dëmton thelbin e asaj që është shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka theksuar mes tjerash Faton Ahmeti.

BDI-ja delegohet nga populli, nëpërmjet votës, pa ndikime strategjike, ka përfaqësuar shqiptarët dhe proceset pozitive të shqiptarëve, tash e kemi një përfaqësim jolegjitim. Tashmë ka regres, ka theksuar ai, dhe ka shtuar se BDI ka raporte me shtete të caktuara, diskutojnë për çështjet kruciale për funksionimin e shtetit multietnik.

BDI nga 2002 e këndej, ka qenë partneri kryesor strategjik të faktorit ndërkombëtar, të fokusuar në platformën politike, konsistent, ndërsa rreth çështjes Bekteshi, Ahmeti shprehu keqardhje për tragjedinë. Në vend se shteti të merret me sanimin e situatës, shteti u vu në gjah ndaj politikanëve shqiptar, ndaj BDI-së.

Tre funksionarë shqiptarë padrejtësisht mbahen në burg. Përgjimet tregojnë saktë se kush është përgjegjës. Dihet kush i jep licencat, ish ministri nuk mund të jetë përgjegjës, ata të tre janë të pafajshëm, nuk mund të jenë shqiptarët fajtor kujdestar, edhe protestat mund të jenë opsion.

BDI nuk ka partner strategjik në Maqedoninë e Veriut, theksoi Ahmeti, dhe shtoi se zgjedhjet e parakohshme janë rrugëdalje nga situata që gjendet aktualisht RMV. BDI nuk bëhet pjesë e qeverisë antishqiptare, theksoi Ahmeti, dhe potencoi se në tryezë kur të ulen, prezantojnë kampin politik shqiptar, zhbllokimi i procesit integrues sipas tij, është pika kyçe e çdo qeverie ku merr pjesë ajo.

Eurointegrimi është pika kyçe e BDI-së, theksoi Ahmeti, shërbimi më i mirë vendit i bëhet me procesin integrues, theksoi ai në fund të intervistës.

Related posts

BDI: Për t’u mbrojtur, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Shtetit e kanë drejtuar njëanshëm hetimin kundër shqiptarëve.

Gjyla Halili

Kooperativa Sharri në bashkëpunim me Qendrën për Edukim dhe Zhvillim, realizuan trajnim tre ditor në kuadër të projektit ,,Forcimi i zonave rurale/Nxitja e qëndrueshmëris lokale.

Gjyla Halili

Thaçi: Albin Kurti nuk e përkrah opozitën shqiptare

Gjyla Halili