AKTUALE

Kutitë e fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

Kutitë e fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

Deri në orën 22:58 numëruesit në të gjithë vendin kanë përfunduar 5200 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë, 43 kutitë e fundit po numërohen.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt. Pra PD ka 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate.

Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Partia Socialiste renditet e para me mbi 250 mijë vota në avancë.

Banner

Related posts

Nga Kërçova Ali Ahmeti me porosi: kryetarin e VMRO-DPMNE-së do ta mbajë për fjale, zgjedhje lokale dhe parlamentare në tetor të 2025-ës.

Gjyla Halili

Ash e Selës: Skandali i Monopolit – Si e dëmtoi Bilall Kasami Buxhetin e Tetovës me 2.1 milionë Euro

Gjyla Halili

Kompozitori Edmond Zhulali: “Marshi i UÇK-së” lindi në ditët e luftës dhe pas vendimit në Hagë mbetet një nderim për luftëtarët e Kosovës

Gjyla Halili