AKTUALE

Ahmeti bën homzhe pranë varit të ish bashkëluftëtarit Bahri Fazliu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme në Kosovë ka bërë homazhe tek vari i heroit kombëtarë Bahri Fazliu, në përvjetorin e 27-të të rënies së tij.

“Me nderim dhe mirënjohje vendosëm lule të freskëta edhe te varrezat e heronjve Fahri Fazliu, Afrim Zhitia dhe Ilir Konushevci. Gjithashtu pata nderin të vizitoj familjen e Bahri Fazliut, ku bashkë me pasardhësit e tij ndamë kujtime të çmuara nga jeta dhe veprimtaria e tij heroike. Bahriu dhe shokët e tij mbeten shembull frymëzimi për atdhedashuri, përkushtim dhe qëndresë për liri e pavarësi. Lavdi e përjetshme veprës dhe sakrificës së tyre!” shkruan Ahmeti.

Banner

Related posts

Ahmeti rikujton demonstratat e Prishtinës: Lavdi për guximin dhe trimërinë e të rënëve që sollën lirinë e Kosovës

Gjyla Halili

BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?

Gjyla Halili

Maqedonia shënon 30 vjetorin e anëtarësisë në Kombet e Bashkuara

admin