AKTUALE

Fatmir Dehari dhe “Oda Kërçovare” Zvicër mysafir në familjen Hajdini në Shba

Banner

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari gjatë qëndrimit në Amerikë, mbrëmë ka qëndruar në Sycamore-Illinois, mysafir i familjes Hajdini nga Kërçova, dy vëllezërit biznismen të sukseshëm në Amerikë, Dashi dhe Nura.

Në këtë mbrëmje të paharruar mysafir të veçantë kanë qenë dhe rapsodët e Oda Kërçovare të cilët kanë udhëtuar enkas nga Zvicra.

“Mullejni” i Nures, si gjithmonë, na bashkoi me zemrën e tij të madhe dhe mikpritjen e ngrohtë që e karakterizon- ka shkruar Dehari.
Ja postimi i plotë:

Sycamore- Illinois.

Çaste të paharruara në ambientin familjar të vëllezërve Hajdini, Dashit dhe Nures.

Mysafirë të veçantë, Oda Kërçovare enkas e ardhur nga Zvicra, na nderoi me melodi dhe këngë të zgjedhura patriotike që na ngjallën emocione të veçanta.

“Mullejni” i Nures, si gjithmonë, na bashkoi me zemrën e tij të madhe dhe mikpritjen e ngrohtë që e karakterizon.

Djemtë e Odës Kërçovare na frymëzuan për më shumë punë, përkushtim dhe dashuri për njëri-tjetrin. Ata gjithashtu nderuan me mirënjohje aktivistët dhe humanistët e palodhur kërçovarë këtu në Çikago.

Me shumë mirënjohje e falënderim për Dashin, Nuren dhe të gjithë të pranishmit që e bënë këtë natë të veçantë.

Banner

Related posts

“Ishin pak, ngelën edhe më pak” – Ademi: Para një viti nuk ndodhi ndryshimi, por rotacion politik i dhunshëm pa vullnetin e shqiptarëve

Gjyla Halili

Konfirmohet takimi Ahmeti – Mickoski/ BDI: Nuk heqim dorë nga protestat

Gjyla Halili

Rama e nis ditën me lajmin e mirë, fisha diabeti falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

admin