AKTUALE

20-VJETORI I MEDRESESË “ISA BEU” – Paralelja e Vajzave në Tetovë Artet e Bukura – Trashëgimi dhe Krijimtari në Zemër të Medresesë

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të paraleles së vajzave të Medresesë “Isa Beu” në Tetovë, Myftinia e Tetovës në bashkëpunim me Medresenë e Tetovës, organizoi Ekspozitën tradicionale në kuadër të manifestimit për hir të 20-Vjetorit të Medresesë, aktivitet i veçantë ky që vuri në qendër artet e bukura dhe krijimtarinë artistike të nxënëseve.
Ky organizim u zhvillua në Pallatin e Kulturës, ku u bashkuan personalitete të jetës fetare, arsimore dhe kulturore, për të vlerësuar kontributin e kësaj vatre të dijes në edukimin dhe emancipimin e vajzave të reja.
Në këtë manifestim përvec stafit arsimor të Medresesë, drejtorit të përgjithshëm dhe kordinatorit të Medresesë në Tetovë, morën pjesë edhe kordinatorët tjerë të paraleleve tjera, Myftitë e teritorit të RMV-së, sekretari, profesorë të ndryshëm, si dhe personalitete tjera të shquara të jetës fetare dhe më gjerë.

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, në fjalën e tij theksoi se artet e bukura janë pjesë e identitetit tonë fetar, kulturor dhe kombëtar, duke vlerësuar lart punimet e nxënëseve si shembull të harmonisë mes traditës dhe modernitetit. “Arti është gjuhë universale që shpreh ndjenjat, ëndrrat dhe shpresat e brezave të rinj. Përmes tyre, nxënëset jo vetëm që ruajnë trashëgiminë, por edhe zhvillojnë kreativitetin dhe aftësitë e tyre, duke kontribuar në pasurimin e jetës kulturore të komunitetit tonë,” u shpreh Myftiu.

Për ekspozitën e përgatitur nga nxënëset e Medresesë, koordinatori i paraleles së vajzave – Tetovë, Dr. Beqir ef. Memeti potencoi se kjo ekspozitë nuk është thjeshtë një shfaqje e bukurisë, por një dëshmi se si nxënëset tona, përveç dijes dhe moralit, kultivojnë edhe vlerat artistike që lidhen ngushtë me identitetin tonë fetar, kulturor dhe kombëtar.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam ef. Islami nxënëseve ju drejtua me këto fjalë: Kjo ditë është pasqyrë e talentit tuaj, e përpjekjeve dhe përkushtimit që keni treguar në çdo detaj. Ky aktivitet nuk është vetëm formë argëtimi, por është dëshmi e gjallë se feja Islame nuk e ndalon femrën të jetë aktive, krijuese dhe e angazhuar, përkundrazi ajo e nxitë dhe e inkurajon të zhvillojë aftësitë e saja, të përvetësojë diturinë dhe të japë kontribut në shoqëri me dinjitet dhe devotshmëri.

Kreu i BFI-së, Reisul Ulema H. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij të rastit ju drejtua nxënësve me këto fjalë: Zoti gjithçka, ka bërë të jetë në harmoni të përsosur. Edhe natyra është një vepër që flet. Artisët në krijimtarinë e Zotit e gjejnë të bukurën. Andaj, nxënëset tona me shpirtin dhe zemrën e tyre përmes punimeve të tyre shprehin bukurinë e të Madhit Zot. Me prezencën tonë, japim përkrahje dhe freskohemi me krijimtarinë e tyre që na çon drejtë të bukurës.

Ekspozita e përgatitur nga nxënëset, e mbështetur nga Myftinia e Tetovës, dëshmoi se Medreseja “Isa Beu nuk është vetëm qendër e dijes fetare, por edhe një vatër ku kultivohen vlera të qëndrueshme artistike dhe shoqërore. Kjo ngjarje u shndërrua në një festë të artit, ku artizanatet dhe punimet e dorës u bënë urë lidhëse mes brezave dhe një dëshmi e gjallë e rolit të gruas në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë sonë.

Related posts

Agron Dedivanaj: Të bashkuar rreth “Forumit Shqiptar”, për të vazhduar me qeverisje të mirë

admin

REKTORI FETAJI PRET PROFESORIN HOLANDEZ JOOST VAN HOOF NË TAKIM ZYRTAR

Gjyla Halili

Parkingu në kate në Klinikën Universitare, reagon sërish LSDM-ja

Gjyla Halili