AKTUALE

Presidentja Siljanovska Davkova në varrimin e Papa Françeskut

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova sot do të marrë pjesë në meshën mortore kushtuar Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, që do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Mesha do të drejtohet nga Shkëlqesia e Tij Kardinali Xhovani Batista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinalëve.

Në përcjelljen e fundit të Papës në Sheshin e Shën Pjetrit, siç u njoftua nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, është njoftuar prania e shumë udhëheqësve botërorë – presidentë dhe kryeministra, anëtarë të familjeve mbretërore, udhëheqës fetarë dhe rreth 200,000 besimtarë.

Papa Françesku me kërkesë të tij, do të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maxhore në Romë.

Banner

Related posts

NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË QËNDRORE TË FSHATIT SLLATINË KALOJNË ME SUKSES PROVIMIN

Gjyla Halili

Kovaçevski: “Balancuesi” po keqpërdoret, duhet të gjejmë zgjidhje së bashku

Gjyla Halili

Sela nesër takim me strukturat e ASH-së në Kërçovë

Gjyla Halili