AKTUALE

Bexheti drejtuar Mickoskit: Nuk keni të drejtë t’i izoloni etnitetet nga anëtarësimi në BE! Ata që i ke afër thanë se do të dalin nga qeveria nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese për 6 muaj

Blerim Bexheti nga BDI iu drejtua kryeministrit Hristijan Mickoski që siç tha, nuk respektoi legjitimitetit kur mori një parti humbëse në qeveri dhe se nuk ka të drejtë që t’i izolojë etnitetet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Bexheti kujtoi edhe premtimin e VLEN-it për ndryshimet kushtetuese, që siç i tha kryeministrit, ata që i keni afër kanë premtuar se “nëse për 6 muaj nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, do ta lëshojmë qeverinë”.

“Po bëhen një vit nga zgjedhjet e fundit parlamentare ku ju i fituat zgjedhjet në taborin ku ju keni fituar, morët një parti humbëse shqiptare në qeveri, nuk respektuat legjitimitet. Kam dëgjuar një prononcim shumë person kur thoni se një minister shqiptar paska negociuar për gjuhën tuaj dhe ska drejtë, po edhe ju s’keni të drejtë t’i mbani krejt etnitetet peng drejt izolimit drejt Unionit Evropian. Ata që i ek afër aty, kanë bërë prononcime publike, 6 muaj nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, do ta lëshojmë qeverinë”, tha Bexheti.

Related posts

Bujar Osmani mjeku i parë nga Maqedonia e Veriut që trajnohet për kirurgji robotike

Gjyla Halili

Bushi: MPB e angazhuar për zgjedhje të drejta dhe demokratike

Gjyla Halili

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gjyla Halili