AKTUALE

Janë paguar 224.748.332 denarë për 7.826 persona për masën 1.9 për prodhimin e realizuar të pemëve për vitin 2024

Banner

Janë paguar 224.748.332 denarë për 7.826 persona për masën 1.9 për prodhimin e realizuar të pemëve për vitin 2024.

Pagesa e rregullt e subvencioneve mbetet prioritet i Ministrisë.

Sot është realizuar pagesa në vlerë prej 224.748.332,00 denarë për 7.826 përfitues.

Kjo pagesë i referohet mbështetjes shtesë direkte për prodhimin e realizuar të pemëve, masa 1.9 – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.8, për prodhimin e realizuar të pemëve nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë të mbjella sipërfaqe me këto lloje pemësh: mollë, kumbull, pjeshkë, vishnje, qershi, kajsi, dardhë, mollë japoneze, lajthi, arrë, bajame dhe shegë, ndërsa prodhimi i realizuar është dorëzuar tek blerës të regjistruar, përfshirë edhe kulturat e prodhuara për kapacitetet e veta përpunuese, për nevoja shtëpiake apo të shitura në treg.

Kujdesin ndaj bujkut vazhdojmë ta tregojmë me vepra.

Banner

Related posts

Doc.Dr. Rina Ajdari kandidate për deputet nga Fronti Europian

Gjyla Halili

Fondi Pensional rrit kompensimin në rast vdekjeje dhe mbështetjen mujore për pensionistët

Gjyla Halili

“Data 11 është sipari i një revolucioni”, Berisha paralajmëron protesta: Ftoj qytetarët e Tiranës para Parlamentit më 8 shkurt

admin