AKTUALE

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Banner

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar në rrjetet sociale pas aksidentit tragjik ku tre persona humbën jetën. Dy prej tyre janë nga Shitova, prindër të tre fëmijëve të vegjël.
Dehari shkruan se kjo është një humbje që nuk përshkruhet me fjalë.
“Një aksident tragjik na mori dy njerëz të dashur, Hadi dhe Besa Eminin nga Shitova — prindër të tre fëmijëve të vegjël. Humbje që nuk përshkruhet me fjalë… Dy jetë të ndritura u shuan para kohe, duke lënë pas dhimbje të thellë.
Lusim Zotin t’i mëshirojë dhe t’i bëjë banorë të parajsës. Ndërsa për tre fëmijët dhe gjyshen që i mbijetuan kësaj tragjedie, lutemi për shërim, për jetë, për forcë. Urojmë që Zoti t’i mbështesë me dritën e Tij në çdo hap të së ardhmes, si dhe për forcë e durim për familjarët në këto çaste të rënda”, ka shkruar Dehari.

Banner

Related posts

Të flasësh sot kundër #AliAhmetit është njësoj sikur të flisje kundër Ismail Qemalit në vitin 1912.

Gjyla Halili

Uniformat e policisë edhe në shqip/ Ahmeti: Vlerë barazie që nga Marrëveshja e Ohrit, tanimë një premtim i realizuar

admin

Qeveria shpërblen 22 sportistë, që të gjithë maqedonas e asnjë shqiptar

Gjyla Halili