AKTUALE

Tahiri: Qeverinë e re duhet ta formojë opozita

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se qeverinë e re duhet ta formojnë partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

Ajo ka vlerësuar se këtë nevojë e ka konfirmuar edhe dështimi i konstituimit të Kuvendit nga LVV-ja.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka thënë se moskonstituimi i legjislaturës së nëntë nuk është mirë për shtetin.

“Deshtimi i konstituimit te Kuvendit nuk ishte mire per shtetin tone, por nxorri ne pah se opozita do ta bene qeverine e re..”, ka shkruar Tahiri.

Banner

Related posts

VLEN hap shtabin në Tetovë, Taravari: Tetova me porosi, Ndryshimi VLEN!

Gjyla Halili

Dauti nga Negotina: ASH nuk ka aktivist kibernetik

Gjyla Halili

Toshkovski: Shkak i aksidentit në afërsi të Kërçovës ka qenë shpejtësia e madhe

Gjyla Halili