AKTUALE

“Oda Kërçovare” në Zvicër e nderuan mysafir nga Kërçova dhe Tirana

Banner

Dje, me nderin dhe krenarinë më të madhe, pata privilegjin të kalojmë një pasdite të paharruar në qytetin piktoresk të Luzernit, pranë një figure të rrallë të dijes dhe shpirtit kombëtar – Prof. Dr. Agron Xhagolli.

Mes pamjeve magjepsëse të këtij qyteti alpin, u ndalëm në një bisedë të thellë e frymëzuese për kauzën shqiptare, për hulumtimet shkencore mbi vallet tona autoktone, për tekstet e këngëve popullore, folklorin e pasur shqiptar, fjalët e urta, prozën dhe thesaret shpirtërore që na bëjnë krenarë për identitetin tonë.

Më pas, me ftesë të Shoqatës Kulturore “Kërçova – Zvicër”, me kryetar z. Resul Mehmedi, morëm pjesë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në odën Kërçovare – një vatër ku gjallëron kujtesa, bujaria dhe kënga.

Mysafiri i respektuar z. Osman Adili nga vendlindja, ish-kryetari Begzat Limani, Sadin Emini, Shpëtim Pasholli, Gazmend Limani, si dhe antarët e kryesisë: Bukurim Xhaferri, Dehar dhe Fatlind Sadiku, afaristi Kastriot Iseni, si dhe të pranishmit nga oda: Argjend Lika, Muarem Aliu, Ismail Emini, Mehmet Çupi e Bashkim Baftiri, që isha i nderuar që i takova dhe e bënë mbrëmjen edhe më të ngrohtë.

E siç e do zakoni i vjetër shqiptar, pas çajit dhe muhabetit të odës, ja nisën këngës deri në orët e vona të natës, duke mbajtur gjallë trashëgiminë tonë shpirtërore.
Faleminderit nga zemra Shoqatës “Kërçova – Zvicër” dhe odës Kërçovare me gjithë stafin e saj për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin shembullor.
Shkruar nga Florim Useini

/odakercovare.com

Banner

Related posts

Lladrovci: Heronjtë tanë të luftës dhe paqes i presim fitimtarë nga kjo betejë e fundit për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!

Gjyla Halili

Piktori Agim Bujupi ia dhuron Ramiz Lladrovcit pikturën me portretin e heroit Fehmi Lladrovci

Gjyla Halili

Krahu i Selës jashtë frontit europian? Bajrami: Mbetet për t’u diskutuar në organet partiake

Gjyla Halili