AKTUALE

ZNAM: Nuk do të shkëmbejmë resorë me VMRO-DPMNE-në, do të kemi kandidatin tonë në Kumanovë

Nga Lëvizja ZNAM kanë mohuar se ka negociata për shkëmbim të posteve ministrore me partnerin e koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE, përcjell TV21. Nga ZNAM thonë se në Kumanovë do të garojnë me kandidatin e tyre dhe se nuk do të mbështesin kandidat të ndonjë partie tjetër.

Në lidhje me: Maksim Dimitrievski kandidat i mundshëm për ministër të Mbrojtjes, VMRO-DPMNE fiton Kumanovën, kurse ZNAM komunën Qendër?
“Shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka negociata për shkëmbim resorësh me partnerin tonë të koalicionit VMRO-DPMNE. Sa i përket Kumanovës, Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë do të ketë kandidatin e vet për kryetar komune. Trupat e dhe organet partiake në Kumanovë do të vendosin se kush do ta ketë nderin të marrë pjesë në garën për atë vend”, thonë nga ZNAM.

Banner

Related posts

Besnik Emshiu me mesazh motivues: “Natën e mirë, forca e pamposhtur! 4️⃣”

Gjyla Halili

Musa Xhaferi nga Dollneni: Më 8 Maj do të vulosim fitoren e madhe

Gjyla Halili

23 vjet nga Marëveshja e Ohrit, Fronti Europian organizon Akademi në Shkup

Gjyla Halili