AKTUALE

Taravari bashkë me BDI-në në zgjedhjet lokale? Ademi: S’ka negociata e marrëveshje formale

Banner

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se nuk kanë marrëveshje apo negociata formale me askënd për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, përgjigje kjo që Ademi e dha pasi u pyet nëse është Arben Taravari bashkë me BDI-në në zgjedhjet lokale, shkruan TV21. Por a e ndryshoi Taravari retorikën ndaj Ali Ahmetit? Ademi tha se kjo është çështje e partive që përbëjnë VLEN-in dhe se nuk do të dëshironte t’i komentonte.

“Ajo që dua të them për opinionin është se nuk ka negociata formale, nuk ka një marrëveshje formale me askënd. Këto që po i përmendni ju kanë të bëjnë më tepër me zhvillimet e brendshme, brenda për brenda koalicionit VLEN të cilët me të vërtetë nuk do të dëshiroja t’i komentoja, ashtu siç nuk i komentojmë edhe zhvillimet brenda partive të tjera politike”, tha Ademi.

Banner

Related posts

Rina Ajdari: Një vit i qeverisë së padrejtësisë

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Tetova do të ketë një komunë që punon me afate, me transparencë dhe me përgjegjësi publike

Gjyla Halili

Nga Fronti Evropian sërish për legjitimitetin

Gjyla Halili