AKTUALE

5 vjetori i antarësimit në NATO, Osmani: VLEN na bëri pjesë të botës Kineze

Kanë kaluar 5 vite nga kur nënqielli i Maqedonisë së Veruit u bë më i sigurtë, falë integrimit në aleancën veri-atlantike ushtarake të NATO-s.

Për të kremtuar këtë ditë të rëndësishme dhe historike për vendin, Ministri i Punëve të Jashtme, Timçco Mucunski mblodhi në një vend, ambasadorët e vendeve anëtare që veprojnë në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalimit, krye-diplomati theksoi rëndësinë e këtij vendimi të marrë 5 vite më parë duke shtuar se rruga e RMV-së drejt NATO-s nuk ishte edhe e lehtë dhe kishte edhe sfida.

TIMÇO MUCUNSKI – MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Rrethanat sfiduese nuk ishin pengesë për arritjen e qëllimeve tona të cilët mbështeten edhe nga qytetarët dhe nga i gjithë spektri politik. Për këtë dëshmi është edhe deklarata e njëzëshme e vitit 1993. Bashkërisht, njohëm rrethanat që na bashkojnë dhe rëndësinë e reformave që na mundësuan të veprojmë në aleancën më të fuqishme ushtarake. Integrimi i vendit tonë në NATO solli optimizëm dhe ka ndikim pozitiv edhe në rajon.

Në fjalimin e sajë para ambasadorëve që morën pjesë në kremtimin e 5 vjetorit të anëtarësimit në NATO zv.ministrja e mbrojtjes, Elfete Ismaili, tha se anëtarësimi në NATO erdhi si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm në sfera të ndryshme dhe falë reformave të ndryshme të bëra ndër vite.
ELFETE ISMAILI – ZV.MINISTRE E MBROJTJES

Ky anëtarësim erdhi pas angazhimeve shekullore dhe reformave të vazhdueshme për të përmbushur kushtet e NATO-s. Sot është dita kur kremtojmë 5 vjetorin si anëtare e plotë e NATO-s. Kjo nuk është vetëm arritje formale, por dëshmi për angazhimin tonë për paqe, siguri dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Kjo e arritur ishte si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm në sferën e mbrojtjes, sigurisë dhe demokracisë, sigurisht.

Me reagim për këtë datë të rëndësishme ka dalë edhe ish krye-diplomati, Bujar Osmani. Në reagimin e tij, Osmani ka akuzuar pushtetin, se pesë vite pas këtij momenti historik, ata që duhej ta forconin këtë orientim e kanë shndërruar atë në një rrugë të pasigurt

BUJAR OSMANI – ISH MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“VLEN po e çon vendin në një drejtim të rrezikshëm, duke e larguar nga partnerët strategjikë dhe duke e afruar me interesa kinezo-ruse që veprojnë përmes lojtarëve rajonalë. Në vend të fuqizimit të pozicionit tonë në NATO dhe BE, shohim një qasje që po e lë vendin të ekspozuar ndaj ndikimeve që bien ndesh me interesin tonë kombëtar. Ky nuk është destinacioni që zgjodhën qytetarët. NATO nuk është thjesht një anëtarësim në letër.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut është anëtarja e 30 e NATO-s. Anëtarësimin në organizatën ushtarake vendi e përmbylli më më 27 mars të vitit 2020, pas arritjes së marrëveshjes së Prespës me fqijun jugor Greqin dhe ndryshimit të emrit kushtetuies të vendit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Nikolloski: Ministria е Transportit me kontrolle të mëdha për licencat

Gjyla Halili

A do të sigurohet shumicë? Ligji për vetëqeverisje lokale kaloi fazën e parë në Kuvend

Gjyla Halili

MYFTIU I TETOVËS MORI PJESË NË HAPJEN SOLEMNE TË XHAMISË “DARUL ERKAM”  NË ZVICËR

Gjyla Halili