AKTUALE

Shoqata “Qytetarët për Çairin”: Po ndërtohet pa kriter teksa qeveria mbron kryetarin e Komunës! Kush mban përgjegjësi për ndonjë tragjedi të ngjajshme si Koçani?!

Shoqata “Qytetarët për Çairin” ka reaguar përmes një reagimi për media për kaosin urbanistik në këtë komunë.

Siç thuhet në reagimin e tyre, po ndërtohen vazhdimisht objekte të reja pa leje, pa dokumentacion, teksa prokuroria ka hapur lëndë ndaj këtyre shkeljeve për kryetarin e Komunës, mirëpo i njejti po mbrohet nga qeveria.

Shoqata pyet se kush do të mbajë përgjegjësi nëse nga këto parregullësi do të përsëritet ndonjë tragjedi si ajo e Koçanit.

Reagimi i plotë:

Kush do të mbajë përgjegjësi për një tragjedi të ardhshme në Çair?

Ngjarja tragjike në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën, ka tronditur gjithë vendin. Megjithatë, ndërsa publiku po bashkëndjen me familjet, ne në Çair jetojmë çdo ditë me frikën se një katastrofë e ngjashme po afrohet. Çdo ditë ndërtohen pallate të reja pa leje, pa dokumentacion dhe pa asnjë standard minimal sigurie. Aktualisht, dhjetëra objekte të tilla janë në ndërtim dhe rrezikojnë jetën e mijëra qytetarëve.

Mediet kanë hetuar. Prokuroria ka hapur çështje. Por gjithçka është bllokuar—sepse qeveria po mbron kryetarin e saj të komunës.

Ne pyesim:
* Kush do të mbajë përgjegjësi nëse një tragjedi si ajo në Koçan ndodh në Çair?
* Pse po heshtin inspektorët?
* Pse prokuroria ka bllokuar çështjen?
* Pse institucionet shtetërore janë të heshtura?

Ky nuk është vetëm një paralajmërim, por një klithmë e qytetarëve të shqetësuar. Nëse autoritetet nuk veprojnë menjëherë për të ndëshkuar ata që e kanë kthyer Çairin në një Armagedon të ardhshëm, e gjithë sistemi do të jetë i radhës për kolaps.

Kërkojmë veprim—tani!

Related posts

Sa janë rrogat mesatare në Zvicër dhe ku fitohet më së shumti

Gjyla Halili

Siljanovska: Kush punësohet me librezë partiake nuk mund të jetë besnik ndaj kushtetutës së shtetit

Gjyla Halili

REISUL ULEMA ME DREJTORËT E RIJASETIT URUAN DEKANIN E RI TË FSHI NË SHKUP

Gjyla Halili