AKTUALE

Ibrahimi: VLEN-i s’duhet të jetë kalkulator që e llogarit mënyrën e përfitimit të pushtetit

Banner

Në vazhdën e zërave për largim të Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale, përcjell TV21. Ibrahimi thotë se “VLEN-i nuk është dhe nuk duhet të jetë një kalkulator që e llogarit mënyrën e përfitimit të pushtetit”.

“Ideja e ngritjes së VLEN-it ka qenë dhe mbetet rrënimi i një sistemi të kalbur dhe zëvendësimi me një sistem të ri, pa korrupsion, si dhe me një vizion të ri të përfaqësimit. Nga një lëvizje opozitare, në të kaluarën, në një koalicion qeverisës sot – VLEN-i nuk është dhe nuk duhet të jetë një kalkulator që e llogarit mënyrën e përfitimit të pushtet. VLEN-i është përtej kësaj – ky koalicion është përmbysje e një regjimi që për 22 vjet ishte përfaqësimi më i dobët për shqiptarët, që në fund u metaforizua me qendra tregtare si Soravia dhe me listën e zezë amerikane të personave non-grata. Prandaj, në VLEN debatet për numra, për përqindje dhe për “kulaç” kanë qenë dhe mbeten çështje periferike. Pyetja e vetme që ka rëndësi – atëherë dhe sot – është: a jemi ne ata që do ta rrënojmë regjimin dhe do të bëjmë ndryshimin?
Në zgjedhjet e kaluara qytetarët shqiptarë na besuan për këtë dhe na mandatuan. Edhe zgjedhjet e ardhshme e kërkojnë përgjigjen e njëjtë.
VLEN është ideja që VLEN”, ka shkruar Ibrahimi./tv21.tv

Banner

Related posts

Fronti Europian në Kumanovë/ Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim

Gjyla Halili

Këshilli Gjyqësor do të zgjedhë nesër kryetar të ri

Gjyla Halili

Gashi: Kuvendi është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese

Gjyla Halili