AKTUALE

Lirohet Ejup Rrustemi!

Në aksionin e policies gjatë ditës së sotme është arrestuar ish- drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rrustemi, Drilon Ziberi, udhëheqës i departamentit për pagesë dhe kontroll në pikat pagesore, Ejup Latifi, ndihmës drejtor për mirëmbajtjen e rrugëve.

Lajmin e konfirmojnë edhe nga MPB. Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Themelore të Shkupit kundër pesë personave fizikë dhe një personi juridik për shkelje të procedurave të prokurimit publik lidhur me zgjedhjen e një kompanie për sigurim fizik në 14 stacione pagesa të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Padi penale është ngritur kundër J.B. (54) nga Kërçova, E.R. (56) nga Tetova, E.L. (61) nga Tetova, M.B. (48) nga Shkupi dhe D.Z. (39) nga Tetova, si dhe kundër një subjekti juridik nga Kërçova.

Një hetim është hapur ndaj drejtorit të atëhershëm të kompanisë nga Kërçova dhe subjekti juridik për veprën penale “shkelje e procedurës së thirrjes publike, dhënia e kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat” sipas nenit 275-ç të Kodit Penal, ndërsa për katër të tjerët – drejtorin e atëhershëm të ndërmarrjes, një nga nënshkruesit e kontratës dhe dy të autorizuarit për mbikëqyrje të realizimit, po zhvillohet procedurë për shkelje të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Siç shihet në fotografinë e siguruar për Klan Maqedoni, Rustemi pas marrjes në pyetje është liruar.

Banner

Related posts

Deri nesër në orën 19:00 vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore

Gjyla Halili

Zona Zgjedhore 3: Prof.Dr. Sulejman Baki, së bashku me kandidatin për president Bujar Osmani vizituan fshatrat e Velesit dhe Shtipit

Gjyla Halili

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari: Një orë e gjysmë, dëgjuam ligjërata nga Presidentja

Gjyla Halili