AKTUALE

26 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Banner

Sot bëhen 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.

Banner

Related posts

Osmani dënon sulmet e Iranit, por edhe të Izraelit në Gaza

Gjyla Halili

Interpelancat kundër Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit dhe Isenit pa mbështetje të mjaftueshme, qëndrimet për Dautin teksa do të bëhen të ditur

Gjyla Halili

Sulmuesit ende në liri! Ai që u arrestua mbrëmë, nuk ka lidhje me sulmin në Haraçinë

Gjyla Halili