AKTUALE

Familjarët e Vedatit: Kërkojmë transparencë në hetim dhe zbardhjen e rastit

Familjarët e të ndjerit të Vedat Ademi i cili ndërroi jetë në Spitalin e Kumanovës, kërkojnë transparencë në hetim dhe sa më shpejtë zbardhjen e rastit, trasnmeton TV21. Ata shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet për zbardhjen e rastit, përkundër asaj se siç thonë, “drejtësia nuk gëzon besueshmëri”.

Letra e plotë e Familjes Ademi.
Në emër të familjes Ademi, falemderojmë nga thellsia e zemrës së pari familjen e gjërë,miq,shok,qytetar nga vendi dhe jashtë të cilët qëndruan afër dhe ndan dhembjen me Ne me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të djalit tonë #VedatAdemit më 17 mars 2025.

Falemderojmë gjithashtu mediumet,portalet dhe shumë personalitete publike dhe politike të cilët sensibilizuan,informuan dhe u solidarizuan me dhembjen tonë.
Duke qenë të vetëdishëm për humbjen dhe dhimbjen që kemi si familje shpresomë që Vedati të jet sakrifica e fundit i një sistemi të rrunuar dhe të bëhet feneri i cili do të ndriçoj mendjet dhe fuksionimin e një mentaliteti kolektivë në përgjegjësi, logaridhënie dhe veprim në përmisimin e mirëbesimit në instuticione dhe organe ligjëvënese.

Kërkojmë transparencë në hetim të bindur në ndriçimin e rastit edhe pse drejtësia nuk gëzon besueshmëri dhe se është e politizuar edhe ku është përzier politika aty nuk ka pasur drejtësi.
Jemi të përkushtuar në ofrimin e bashkpunimit me organet kompetente në ndriçimin dhe zgjidhjen e lëndës për Vedat Ademin”.

Related posts

Aksion për dhurimin e gjakut të SPGM-së me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave

Gjyla Halili

Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë,Vilson Sinishtaj dënon ashpër sjelljen shtazore të policisë malazeze:Mali i Zi ka synim konkret zbrapstimin etnik të shqiptarëve

admin

VLEN: Droja e OSBE-së për parregullsi zgjedhjore në Maqedoni të Veriut e ka emrin Bujar Osmanit

Gjyla Halili