AKTUALE

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e fortë nga perëndimi në pjesët perëndimore dhe nga veriu në pjesët lindore.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende do të jetë mot i paqëndrueshme me reshje më të dendura shiu (mbi 20l/m2), bubullima dhe erë të fortë (mbi 60 km/h). Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 2 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë në 11 deri në 20 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës me reshje të kohëpaskohshme shiu.

Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm, të shoqëruar me shtrëngata dhe erëra të forta, sidomos në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Bota përkujton Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

admin

KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Gjyla Halili

Ambasadori Meidani: Dinjiteti i shqiptarëve nuk vihet në diskutim

Gjyla Halili