AKTUALE

Ministria e Shëndetësisë publikoi numrin e pacientëve që mjekohen pas tragjedisë së zjarrit në Koçan

Banner

Ministria e Shëndetësisë informon se që nga orët e hershme të mëngjesit, në Qendrën Klinike funksionon Shtabi i Krizës, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ekipet e institucioneve shëndetësore janë të angazhuara plotësisht për të ofruar kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërsa gjendja e të gjithë pacientëve po monitorohet me kujdes dhe po merren vendime konsiliare për hapat e mëtejshëm të trajtimit mjekësor.
Gjatë ditës së sotme, janë trajtuar mbi 140 pacientë, të cilët janë shpërndarë në institucionet shëndetësore në vend si më poshtë:
• Qendra Klinike – 20 pacientë
• Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori” – 20 pacientë
• Klinika Universitare “Shën Naumi i Ohrit” – 21 pacientë
• Spitali Klinik i Shtipit – 20 pacientë
• Spitali i Përgjithshëm i Koçanit – 7 pacientë
• Klinika e Toksikologjisë – 2 pacientë
Përveç kujdesit mjekësor në vend, një pjesë e pacientëve janë transferuar në spitale jashtë vendit, falë mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet partnere:
• Republika e Turqisë: 3 pacientë kanë mbërritur në Stamboll, ndërsa 6 të tjerë pritet të mbërrijnë në Ankara deri në mesnatë.
• Republika e Bullgarisë: 14 pacientë janë hospitalizuar.
• Republika e Greqisë: 4 pacientë janë trajtuar.
• Republika e Serbisë: 5 pacientë janë tashmë të hospitalizuar, ndërsa 12 pacientë të tjerë janë në rrugë për në Beograd me avion ushtarak.
• Republika e Kroacisë dhe Rumanisë: Pritet që gjatë ditës së nesërme të dërgohen nga 4 pacientë në secilin nga këto shtete.
• Republika e Sllovenisë, Hungarisë dhe Austrisë: Gjatë ditës së nesërme, këto vende pritet të dërgojnë avionë mjekësorë për transportin e pacientëve.
Të gjithë pacientët e transferuar jashtë vendit janë në gjendje stabile dhe nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
Si mbështetje shtesë në përballimin e kësaj situate, në vend ka mbërritur një ekip mjekësor nga AUM Beograd, ndërsa priten edhe ekipe mjekësore nga Çekia, Izraeli dhe Belgjika, të cilat do të ndihmojnë në ofrimin e kujdesit të nevojshëm shëndetësor.
Për të gjitha informacionet lidhur me gjendjen e pacientëve që janë jashtë vendit, është caktuar si person kontaktues Prof. Dr. Igor Nikollov, i cili mund të kontaktohet në numrin e telefonit: +389 72 270 648.
Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përgjegjëse dhe partnerët ndërkombëtarë për koordinim dhe mbështetje të mëtejshme.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti sot do të marrë titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës

Gjyla Halili

Ali Ahmeti përkujton 4 vjetorin e ndarjes nga jeta të Rafi Halilit

Gjyla Halili

Nikollë Camaj shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e Anton Kolë Berishaj: Mik i pa shoq, një shqiptarë patriot e trim

Gjyla Halili