AKTUALE

Kasami: Nuk e di cili është rezultati i vetingut të BDI-së, hynë në Qeveri pa asnjë denar, dolën milionerë

Banner

Njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, në një prononcim për media, ka deklaruar se BDI e ka humbur busullën dhe se janë pa kokë.

Sipas tij, ata kanë tentuar që të bëjnë krizë politike por nga tenda kanë dalë kokë ulur.
“Duhet të pastrojnë me krimin dhe korrupsionin nga radhët e tyre. Nuk mundet Blerim Bexheti që me vite ka qenë në pozita dhe ka indikacione të cilat e inkrimonojnë edhe atë në raste të dyshimta korruptive që të flas për krizë politike. Ne flasim për një parti politike e cila për më shumë se 20 vite në pushtet ka keqpërdorur pozitën e tyre dhe tani ata para se të flasin për mbrojtje të drejtave të shqiptarëve duhet të flasin për pastrimin e korrupsionit brenda radhëve të tyre”, deklaroi Kasami.

Kasami tha se ata e nisën procesin e vetingut por duket se e kanë harruar.

“Nuk e di cili është rezultati i atij vetingu kur e dimë ne, çdo qytetarë e dinë se gati çdo funksionarë të BDI-së, janë fut në Qeveri pa asnjë denarë në xhep dhe kanë dalë si milioner”, tha Kasami.

Banner

Related posts

Aksioni policor në Tetovë e Ohër: MPB – 13 persona privohen nga liria!

Gjyla Halili

Dera e bashkëpunimit me diasporën është gjithmonë e hapur

Gjyla Halili

Vica nuk pranon nënçim/ Mikpritje madhështore për Bajram Rexhepin

Gjyla Halili