AKTUALE

Parkingu në kate në Klinikën Universitare, reagon sërish LSDM-ja

LSDM-ja ka reaguar sërish për tenderin e parkingut në kate në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”. Opozita maqedonase kërkon që urgjentisht të publikohet shpallja e tenderit për ndërtimin e parkingut, si dhe transparencë të plotë nëse marrëveshja me kompaninë “Gjoka Construction” është përgatitur paraprakisht. “Nuk është e qartë se kush gënjen më shumë Mickoski apo Taravari. Deklaratat e tyre për dhënien në menaxhim të parkingut tek ‘Gjoka Construction’, ku 99 për qind e fitimit do t’i shkojë një kompanie shqiptare dhe vetëm 1 për qind do t’i mbetet shtetit, janë kontradiktore dhe tregojnë qartë se pas kësaj fshihet një marrëveshje e dyshimtë. Si ka mundësi që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, të pretendojë se kontrata me kompaninë do të zgjasë 7-8 vjet aq sa Qendra Klinike do të jetë aty, kur para disa javësh Qeveria konfirmoi se nuk do të ndërtohet qendra e re klinike. Kjo do të thotë se Qendra Klinike do të mbetet në të njëjtin vend”, reagon LSDM. /Alsat.mk

Banner

Related posts

MPJ: Nota e protestës ambasadorit Bullgar do t’i dorëzohet me rrugë diplomatike

Gjyla Halili

Stema e vjetër e KF “Deçiq” mbante qartësisht shenja të ikonografisë komuniste

Gjyla Halili

“Kurti gaboi që ndërhyri në RMV”, Ahmeti porosi popullit të Kosovës: Dilni, votoni më 9 shkurt dhe vendosni – shkoni drejt Europës apo do të qëndroni me Rusinë?

Gjyla Halili