AKTUALE

Ali Ahmeti: 581 vite Besëlidhje, bashkim dhe lavdi kombëtare!

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, mori pjesë në zbulimin e shtatores së Skënderbeut në Lezhë.

Me këtë rast, z. Ahmeti ka publikuar një shkrim ku vlerëson lart simbolikën e kësaj dite dhe vlerën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Postimi i z. Ahmeti:

581 vite Besëlidhje, bashkim dhe lavdi kombëtare!

Sot, me zemrën plot emocion dhe krenari të pamasë, pata nderin të jem në Lezhë, aty ku historia jonë mori udhë drejt pavdekësisë! Në këtë tokë të shenjtë, 581 vite më parë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe princat shqiptarë ngritën Besëlidhjen e Lezhës – betimin e madh për liri, dinjitet dhe mbijetesën e kombit tonë.

Besëlidhja e Lezhës nuk ishte thjesht një marrëveshje mes prijësve shqiptarë, por një betim i shenjtë, një ideal i lartë që na mësoi se shqiptarët, kur janë të bashkuar, janë të pamposhtur! Aty u shkrua me gjak dhe besë historia e një kombi që nuk u përkul kurrë përpara asnjë armiku!

Nga ai moment e deri më sot, ky amanet na ndriçon rrugën, na fton të jemi bashkë, të mbrojmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë të shtrenjtë! Skënderbeu nuk ishte thjesht një luftëtar – ai ishte vetë shpirti i kombit, ai ishte zëri i të gjithë atyre që jetuan dhe ranë për këtë tokë!

Sot, përpara shtatores së tij madhështore, ne përkulemi me nderim, por njëkohësisht ngritemi më të fortë dhe më krenarë! Historia nuk është vetëm e shkuara jonë – është përgjegjësia jonë për të ardhmen!

Lavdi përjetë Gjergj Kastriotit Skënderbeut! Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e kombit tonë!

Related posts

Kryetari i komunës së Sarajit ndan 11 vendime pune në shkollat fillore të komunës

Gjyla Halili

Osmani: Iniciativa 8-të të shndërrohet në partneritet të ri që do të ofrojë bashkëpunim strategjik më të thellë dhe më të rëndësishëm me BE-në

admin

Komisioni për sigurimin e autopërgjegjësisë do të vendos për shtrenjtimin e policës

Gjyla Halili