AKTUALE

Kontabilistët porosisin “pa nënshkrim, nuk ka paqe”! Në protestë i befasoi ministrja Koçoska

“Ta zgjojmë Ministrinë…”

“Pa nënshkrim, nuk ka paqe”, thanë kontabilistët profesionistë në protestën e sotme para Ministrisë së Financave. Kërkuan takim urgjent me ministren.
“Sfera jonë pëson nga ndikimi dhe fitimet e panatyrshme të firmave konsulente. Në krye të këshillit që supozohet të mbikëqyrë ISOS-in dhe në krye të odave më aktive të kontabilistëve janë njerëz të afërt me interesat e shtëpive të konsulencës që ligji i ka lejuar të na ofrojnë trajnime të detyrueshme. Kjo do të thotë se firmat konsulente kanë kontroll të plotë mbi firmën e kontabilitetit nga e cila kanë interes ekonomik”, tha Sasho Cvetanovski.

Thanë se rreth 3000 kontabilistëve u është hequr e drejta për nënshkrim të llogarive vjetore dhe akuzuan se ekonomia është në rrezik nga pasojat e mosdorëzimit të faturave.

Ju keni pasur ligj që nuk është respektuar deri në 2024 dhe tani unë kërkoj zgjidhje sepse e kuptoj se çfarë do të thotë që 12 muaj të evidentoni dokumentacion për dikë dhe në fund t’ju tregojnë se nuk mund ta nënshkruani. Nuk është e mundur që dikush…
Nuk ka cilësi të raporteve financiare.
Kështu është dhe unë pajtohem. Kjo është arsyeja se pse është ligji në Kuvend”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska

Ministrja tha se këto probleme janë akumuluar që para dy viteve dhe nëse ka lëshime edhe në këtë zgjidhje ligjore, do ta korrigjojnë përmes dialogut.

Banner

Related posts

Zgjedhjet Presidenciale/ Nis të nxehet retorika – Pendarovski sfidoi Mickoskin!

Gjyla Halili

Haradinaj: Protesta thirrje për ata që ndërhynë për t’i përçarë shqiptarët në Maqedoni të Veriut

Gjyla Halili

Shoqata “Qytetarët për Çairin”: Po ndërtohet pa kriter teksa qeveria mbron kryetarin e Komunës! Kush mban përgjegjësi për ndonjë tragjedi të ngjajshme si Koçani?!

Gjyla Halili