Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Për tolerancën dhe lirinë fetare popujt e evropës e kanë filluar që moti edhe atëherë kur … duke mos pasur mekanizma historike të kundërshtojnë zhvendosjen e vakëfit edhe jashta atdheut të tyre.
Në gjermani sotë mundemi të numrojmë rreth 2300 ( dy mijë e treqind ) xhamija funksionale.
Ndërsa xhamija e parë në afërsi të Berlinit është hapur në vitin 1915. (10)
Armina Omerika , (11) shkenctare e fesë islame nga univerziteti i Bohumit , thotë :
“Është kjo një formë e institucionalizimit e cila për shumë evropian paraqet diçka të njohur ….”
Autoritetve politike në qeverisjen lokale duhet t’i njohtojmë se perendimi dhe shtetet më të zhvilluara të evropës janë goxha bukur të informuar me themelimin e sistemit dhe agregatit urban të vakëfit në vendet e tyre .
Sotë në bazë të standartit zhvillimor bedeker të artit ,folklorit, letërsisë, filozofisë ,kulturolëgjisë dhe të pluralizmit gjithandej dhe në emër të bashkimit të civilizimeve edhe bota katolike bën përpjekje të mëdha në përvijimin e fragmenteve të mbetura të institucionit të vakëfit dhe të themelimit të tijë në qendrat europjane.
Xhamia në Romë të Italisë (12)
Vlenë të përmendim qasjen e themelimit të sistemit të vakëfit në shtetin më të krishter të Evropës dhe popull që më së shumti kanë ndërtuar idenë e nacionalizmit kundruall islamit.
Menjëherë sapo kalon lagjen Parioli, një nga më luksozet e Romës, në pjesën veriore të këtij qyteti, do të vërejsh tabelën rrugore të shënuar “ Rruga e Xhamisë “.
Me rekomandimet e mbretit Fejsal i Arabisë Saudite , q’ua bëri autoritetve italiane gjatë një vizite të tijë me 1973 në Itali u shprehu dëshirën për të realizuar në Romë ,ngritje të një Qendre kulturore islamike në Itali.
Dëshira u realizua me nxitjen e Presidentit të republikës,Giovani Leone.
Këshilli i Përgjithshëm i Romës vendosi me 15 .05.1974 t’i dhuroj qendrës Islamike terenin prej 30 000 M2 ( tredhjetmijë metra katrorë) .
Më 11.12.1984 ( 1405 h.) u vendos guri i parë në praninë e Presidentit të Republikës italiane Sandro Pertini.
Ndërsa përurimi u krye më 21.06. 1995 në prani të Presidentit Italiane , Luigi Skalfaro.
Andaj vrojtojmë…..se…
vlerën kruciale të themelimit të vakëfit me një rrjet akademik të koordinuar në nivel më të lartë të performansave të standardizuara moderne.
Në shtetin më të krishterë të Evropës , brenda mureve gjeografike të një qyteti , i cili qysh prej vitit 1929 mban në zemër të tij shtetin zyrtarë të besimit të krishterë, Vatikan , në horizontin e kryeqitetin Italian Romë , përveç kupolës së Shën Petrit, bën sfond xhamija më e madhe e evropës.
Është institut më i organizuar i akëfit islamik në Evropë, i përuruar më 1995, por me një ide realizuese qysh më vitin 1969.
Qendrën kulturore islamike e gjejmë të hapur në Romë që nga viti 1969.
Gjithashtu ja vlenë të përkujtojmë periudhën e ngjarjeve në ish- shtetin jugosllav në republikën e Kroacisë të kryeqitetit Zagreb u ngritë inciativa për ndërtimin e një Qendre Islamike me 10 000 M2 dhe u vendos gurthemeli në vitin 1981 ndërsa përurimi u bë më vititn 1987. (13)
Është një moment frampant të themelimit të një qendre islamike në shtetin e Jugosllavisë, ku në Kosovë studentët organizonin demostrata ndërsa në Bosnje burgoseshin “ vllezërit musimman” në krye me reformatorin Ballkanik Alija Izetbegoviç.
Kjo është një dëshmi eklatante , parekselanc, ku zhvillimi dhe themelimi i vakëfit ka qëndruar fortë në këmbë dhe vital pa marë parasyshë gjendjen politike dhe aferave të montuara kundër ithtarve të besimit islam në trojet e ballkanit.
Andaj mundohemi që të bashkojmë të gjitha forcat dhe strukturat e mundshme
që të krijojmë një startegji e cila do të na vetëdisojë rreth angazhimeve të ngritjes dhe rithemelimit të vakëfit me standarte të reja ndërsa me fundamente burimore çfoherë të njëjta dhe identike nga kultura e sistemit të historisë së vakëfit urban, ekonomik dhe industrial .
Defakto, vakëfi është shkalla më e lartë e patriotizmit fetarë dhe kombëtarë.
Të gjitha këta të dhëna në lidhje me vakëfin janë tepër reduktuese , të pakta në krahasim me rëndësinë dhe vlerën dhe rolin e institucionit të vakëfit në kuadër të BFIM.
Andaj qeverisjes lokale i nevoitet një bashkëpunim i madh me BFIM ,konkretisht me Muftinitë e BFIM , për të konsoliduar çështjen juridike të vakëfit në RMV.
Për t’u aritur kërkesat e BFI dhe indinjatat e shprehura për barazi fetare në RMV.
Ku për fat të keq , KOM-i akoma nuk ka qëndrime autonome në lidhje me statusin e barabartëtë Bashkësive fetare në vend.
Është për t’u habitur fakti se Kisha ortodokse e Maqedonisë ( KOM ) e cila akoma nuk po nënshkruan statutin e përgatitur me tekst final, (14) e cila edhe njëherë mbanë opcionin e privilegjit dhe nuk pranon statusin e barabartë të Bashkësitë Fetare të tjera.
Andaj ky artikull konstaton se Qeverisjet lokale që kryesojnë me shqipëtarë,detyrohen të marin masa në këtë drejtim dhe të ofroj