AKTUALE

LSDM: OBRM-PDUKM gënjen dhe manipulon, protestat nuk janë çështje partie por drejtësie

Banner

Derisa qytetarët janë në dhimbje, ndërsa një familje humbet vajzën e saj, OBRM-PDUKM po ndjek modelin e saj të vjetër, duke keqpërdorur tragjedinë për t’u mbrojtur politikisht. Kjo është partia që nuk ka kufi, turp dhe moral, akuzojnë sot nga LSDM.

Në vend që të gjejnë zgjidhje për problemet, përhapin gënjeshtra, spinojnë dhe kërkojnë fajtorë brenda LSDM-së. OBRM-PDUKM duhet ta dijë se LSDM nuk ka faj që Vasovit i ka marrë telefon në Shutkë! LSDM-ja nuk e vendosi babanë e tij në pozita të larta ushtarake nën mbrojtjen e kësaj pushteti! LSDM nuk e zgjodhi gjyqtaren Aleksovska Stojanovska, OBRM-PDUKM e zgjodhi nga fletorja e Gordana Jankullovskës.

Sot në vend që të tregojnë një minimum humanizmi dhe të qëndrojnë në anën e drejtësisë, sërish gënjejnë dhe manipulojnë. Ata politizojnë protestat, duan të thyejnë rezistencën e qytetarëve, duan t’u mbyllin gojën njerëzve që kërkojnë drejtësi.

OBRM-PDUKM mund të mendojë se nëse e përsërit gënjeshtrën e saj mjaft gjatë, ajo do të bëhet e vërtetë. Por qytetarët nuk do të lejojnë që kjo tragjedi të kthehet në një tjetër manipulim politik. Kjo nuk është çështje partie, kjo është çështje drejtësie”, thonë nga LSDM.

Banner

Related posts

Sot ose nesër zbulohet kandidati i opozitës shqiptare për president, kush pritet?!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Maqedonia është shtet i të gjithëve, ekonomia nuk mund të përparojë e ndarë etnikisht

Gjyla Halili

Dehari: Çdo gjë përveç Marrëveshjes së Ohrit, është kthim prapa! Është themeli i hapërimit drejt BE-së

Gjyla Halili