AKTUALE

Zgjerohet hetimi për rastin “Aditiv”, ndalohen edhe tetë persona tjerë

Nga procedura hetimore e zhvilluar deri më tani për rastin e njohur në opinion si “Aditiv”, në drejtim të zgjerimit të procedurës, nën udhëheqjen e prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të cilët janë duke vepruar për rastin sot janë ndaluar tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi dhe është bërë bastisje në një lokacion në Veles.

Si rezultat i provave të siguruara, është lëshuar një urdhër tjetër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 11 personave për të cilët ekziston dyshimi se tre persona të përfshirë nga hetimi i mëparshëm kanë kryer edhe veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të tjera nga veprat penale.

Për të njëjtën vepër dyshohen edhe pesë persona të tjerë, nga të cilët i dyshuari i parë akuzohet edhe për veprën e Shoqatës Kriminale. Tre persona të përfshirë në hetim akuzohen për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Njëkohësisht, përveç katër personave juridikë të deritanishëm penalisht, në këtë rast është përfshirë edhe një person juridik, pronari dhe menaxheri i të cilit është i dyshuari kryesor.
Meqenëse janë plotësuar kushtet, prokuroria do t’i propozojë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, masë paraburgimi ndaj të dyshuarit të parë dhe masa parandaluese për tetë të dyshuarit e tjerë, ndërsa për tre të dyshuarit për të cilët hetim procedura tashmë është duke u zhvilluar, masat e vendosura më parë për sigurinë e tyre mbeten në fuqi.

Banner

Related posts

Hasani për deklaratën e Kurtit: Jashtë çdo kuptimi, nuk mund të arsyetohet as me padije por as edhe me shërbim jaranije

Gjyla Halili

BDI: Në kohën e BDI-së dygjuhësia dhe ligji respektoheshin, në kohën e VLEN-it shkelet Ligji për përdorimin e gjuhëve

Gjyla Halili

Bashkëshortja e ministrit të Mickoskit për pesë muaj ka fituar 78 mijë euro, ja çfarë biznesi?

Gjyla Halili