AKTUALE

NDRYSHIME KADROVIKE NË DIBËR: Allajbegu, kryeshef i policisë kriminale

Banner

Në Dibër kanë vazhduar ndryshimet kadrovike në institucionet qendrore që veprojnë në nivel lokal. MPB për kryeshef të Policisë Kriminale në Dibër ka emëruar Florian Allajbegun nga Dibra, jurist i diplomuar dhe që ka të dhënë provimin e Jurisprudencës, ndërkohë që pjesë e MPB-së është që nga viti 2008.

Në punën e deritanishme në polici, Allajbegu ka qenë edhe zëvendëskomandant në Stacionin Policor me kompetenca të përgjithshme në Dibër, si dhe inspektor i lartë për kriminalitet të përgjithshëm në zyrën e jashtme për çështje kriminale po në Dibër. Ka marrë pjesë edhe në shumë trajnime, punëtori dhe programe të organizuara nga misioni i OSBE-së , BSP në MPB dhe Bashkimi Europian.

Ndryshime kadrovike ka patur edhe në disa institucione tjera . Drejtor i ri në Qendrën për Kulture është emëruar Ylber Nuredini – aktor dhe regjisor, dhe drejtor i festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”. Shkëlzen Abdullai është emëruar udhëheqës në Njësinë e Fondit për Shëndetësi në Dibër, Jeton Qormemeti – drejtor i ri i Postës në Dibër, Blerta Dika udhëheqëse e njësisë së Ministrisë të Bujqësisë në Dibër, kurse drejtor në Entin për Punësim – Njësia në Dibër, është emëruar Afet Avmedoski.

Degët e koalicionit VLEN dhe VMRO-së në Dibër kanë informuar se ndryshimet kadrovike do të vazhdojnë në institucionet që drejtohen nga Qeveria. (koha.mk)

Banner

Related posts

Pendarovski: Qytetarët para dilemës si para 20-viteve të zgjedhin kuazi-patriotët ose ato që ditën ta pozicionojnë RMV-në

Gjyla Halili

Akademi solemne me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase, nën patronatin e Siljana-Davkovës

Gjyla Halili

Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm

admin