OPINIONE

MENDJET E BASHKIMIT DHE PRAKTIKIMI I MORALIT TE RI NË ARSIMIN E MUHAMED ABDUHUT

Shkruan:
Taxhudin Hamidi

Shpresa motivuese dhe akceleracioni i Muhamed Abdu

Qasja evolutive është qartë në porosinë e monoteizmit të tij.

Zoti urdheron sepse Zoti është i mirë dhe i drejtë.

Ai urdhëron vetëm të mirën dhe të drejtën, nëse shfrytëzojmë terminologjinë e Kantit në kundrimin e të mirës dhe të keqes, arsyeja është ajo e cila na jep imperativin kategorik.

Profeti dhe shokët e tij ishin njerëz të akcionit, ndërsa jeta e tyre manifestonte fenë e paluhatur në lirinë e vullnetit njerëzor.

Muhamed Abduhu shpreson se është e mundur të drejtosh mendjet në bashkimin dhe pëlqimin duke praktikuar moralin e ri të arsimit.

E cila do të kishte ndikimin më të madh prej ligjit të cilën e vendos shteti.

Bashkimi ” thotë ai është fryt i vyrtytit”.

Asnjë moral nuk është i mundur pa bashkimin dhe dashurinë.

Arsimimi i ri ngase duhet të jetë nga qenja e tij altruistike dhe të fillojnë nga familja.

Ne shpresojme thotë ai se do të japim vajzave tona arsimim relevant të personit të thirur që të marrin përgjegjësi të njejtë, si përgjegjësia e meshkujve.

Ai përsëri kthehet dhe thotë :

“është i pa shlyer mëkati, ti braktisish gratë në injorancë”.

Muhamed Abduhu para 125 vite pretendon arsimimin liberal dhe instaloi historinë, gjeografinë, matematikën dhe filozofinë shkenca të cilat më herët nuk ishin në plan programin Al Az’har.

Muhamed Abdu ne vitin 1829 është i emëruar për myfti suprem në egjipt.

Ai si nje myfti i egjiptit me personalitetin e tij, dhuroi në këtë funksion fetar një imazh dhe reputacion deri atëherë të paparë në Egjipt.

Si një myfti suprem solli tre vendime fetare të cilat fetva treguan dhe vërtetuan aftësitë e tij në vizionin e tij menaxhues.

E para ishte leja e myslimanëve të pranojnë kamatën dhe dividentën.

E dyta deri sa jetojnë në vëndet jo muslimane lejon të konsumojnë mishin e kafshëve të therura nga jo muslimanët .

E treta gjithashtu lejon nëse e kërkon nevoja, të mbajnë rroba tjera përveç rrobave të tyre tradicionale.

Këta tre fetva të Muhamed Abduhu në vitin 1899 kanë shkaktuar shqetësime dhe kanë gjuajtur myftiun suprem me lloj lloj ofendime dhe etiketime gjoja se këto fetva nuk janë fetare.

Qellimi i fese nuk eshte qe gabimisht te besohet dhe kuptohet.

Feja edhte mjeti me i madh ne realizimin e reformave moraliste.

Nuk mundet te ndertohet ndertesa pa matetial mjete pune dhe majstor.

Kështu është edhe me moralin pa moral nuk ka lumturi dhe suksese ne asnje punë qoftë shoqerore politike apo fetare.

Lumturia të kërkohet në mënyre të vieshme dhe të lejuar.

Kështu mundet më lehtë njerëzit të kthehen ka feja mjete tjera nuk ekzistojne.

M. Abduhu ishte kundër interpretimit apo komentimit që u bëhet Ajeteve Kuranore në mënyre të shkërmoqur të coptuara thërmuara dhe grimcuara.

M.Abduhu ishte i mendimit te ndalohen interpretimi i Ajeteve Kuranore në mënyrë të shkërmoqur.

Kohrat para M.Abduhut kanë qenë pa ideal të definuar.

Ai vendosi në hulumtimin e vetëdijes duke mos fshehur paqetësinë e shpirtit përballë hipokrizisë se adhurimit dhe indolencës.

Ai kërkonte që Ajetet Kuranore të komentohen dhe interpretohen me shumë përpjekje dhe dinamikë intelektuale dhe shkencore.

Related posts

MOMENTI BEFASUES I MEVLUDIT

Gjyla Halili

Ali Ahmeti – hero i gjallë – i sakrificës dhe i luftës

Gjyla Halili

LOGJIKA EGOISTE DHE  PREPOTENTE E DJALLIT

Gjyla Halili