AKTUALE

Drejtori i TIRZ DIMOVSKI në takim të rregullt pune me Technopanel!

Është mbajtur takim i rregullt pune me Technopanel!

Në takim u diskutua për rrjedhën e proceseve të punës në fabrikën e vendosur në TIRZ Shkup 1, sfidat me të cilat ballafaqohet, si dhe planet për të ardhmen.

🎯Drejtori Dimovski, duke iu referuar rezultateve të gjashtë muajve të kaluar, theksoi se Drejtoria për TIDZ po punon në mënyrë aktive për të krijuar kushte të favorshme për të gjithë investitorët. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e institucionit për të mbështetur plotësisht çdo iniciativë të re që kontribuon në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rrit atraktivitetin e vendit si vend për investime të huaja direkte.
Përfaqësuesit e kompanisë, të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm Orhan Kahveci, u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me Drejtorinë për TIDZ.

👉Kahveci nga ana e tij theksoi rëndësinë e këtij investimi, duke qenë se është investimi i parë jashtë Turqisë. Ai theksoi se zgjedhja e Maqedonisë si lokacion për këtë investim strategjik është rezultat i analizave të kujdesshme, por edhe i mbështetjes që ata marrin nga institucionet si Drejtoria për TIDZ.
TIDZ vazhdon të ketë komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me kompanitë, duke ndërtuar bashkëpunim të qëndrueshëm që do të kontribuojë në krijimin e një klime të favorshme biznesi dhe inkurajimin e zhvillimit ekonomik.

Related posts

“Dikush më tha ‘vëlla të duan në burg’”, Ahmetaj kërkon të marrë ‘me vete’ të tjerë socialistë: Shpresoj të dalin sa më shumë shkresa, kam marrë kërcënime

admin

Kurti: Kosova s’pranon kushtëzim me Asociacion

admin

Azgan Haklaj prezanton kandidaturën për deputet me Koalicionin Euroatlantik duke çelur fushatën elektorale.

Gjyla Halili