AKTUALE

Mexhiti: ‘Kodra Free Riders’, të rinjtë që po sjellin frymë të re në Kodrën e Diellit

Zëvendëskryeministëri i Parë Izet Mexhiti takoi sot të rinjtë e grupit “Kodra Free Riders,” ku nga afër dëgjoi vizionin e tyre për Kodrën e Diellit dhe Parkun Kombëtar të Sharrit.
Planet e tyre janë ambicioze dhe frymëzuese prandaj do ta kenë mbështetjen time të plotë’, u shpreh mes tjerash Mexhiti.

Postimi i plotë:

Zyrën time sot e mbushën me energji pozitive “Kodra Free Riders,” një grup të rinjsh plot pasion dhe vizion, që po sjellin një frymë të re në Kodrën e Diellit.
Këta të rinj entuziastë kanë një vizion të qartë: ta shndërrojnë Kodrën e Diellit dhe Parkun Kombëtar të Sharrit në destinacione të preferuara për turizëm gjatë gjithë vitit. Me aktivitete plot kreativitet, ata nuk ndalen së promovuari bukuritë e natyrës, qoftë në dimrin e bardhë apo në verën e gjelbër.
Planet e tyre janë ambicioze dhe frymëzuese: nga krijimi i hapësirave të dedikuara për menaxhimin e mbetjeve nga vikend-shtëpizat, deri te ndërtimi i një objekti që ofron bar-kafe dhe qendër për pajisje skijimi. Por më e veçanta, nje kinema në qiell të hapur, ku magjia e natyrës bashkohet me argëtimin nën yje.
Si Zëvendëskryeministër i Parë, nuk mund të mos admiroj vizionin dhe energjinë e tyre. U sigurova që mbështetja ime për ta do të jetë e plotë, sepse të rinjtë tanë meritojnë çdo mundësi për t’i bërë ëndrrat e tyre realitet dhe për ta kthyer vendin tonë në një shembull të suksesit. Kodrës së Diellit i ka dalë një dritë e re, dhe ata janë të rinjtë tanë!

Banner

Related posts

Fronti Evropian po përgatit emrat për zgjedhjet lokale, Osmani në Çair, Sela në Strugë! Ja kush përmendet në Tetovë!

Gjyla Halili

“Brenga” bëhet pjesë e Panairit të Librit “Presheva 2026″/ Pashko Camaj: Me kënaqësi pres vizitën time të parë në Preshevë

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: 4600 vende të reja parkimi në 7 lokacione të Tetovës, me sistem të digjitalizuar dhe qasje të lehtë për çdo qytetar

Gjyla Halili