DITA E PARË:
Data 15, Janar, e Mërkurë, dita e parë e fillimit të Manifestimit tradicional 30 vjet në Kërçovë dhe 20 në Gostivar, Dita që e quajtëm “Ditë nderimi për Dëshmorët”, me Homazhet që do të organizohen, Strugë, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Dubovik, Gjilan, Reçak….
Këshilli Organizues, ngërthehet me “Ethe” dhe fuqizohet për ditën/natën e dytë dhe të tretë!
DITA E DYTE!
16 Janari, dita e Enjte, Ora 17:00, tek parkingu i Qendres për Kulturë, në Hyrje, do të ndodhë “vetëtima” e akumuluar 30, respektivisht 20 vite me radhë, pa ndërprerje…
Ora 17.30, në sallen e madhe, fillon programi i mbrëmjes!
I gjithë programi festiv jashta dhe mbrenda, do të moderohet nga Gazetarja e re, shtylla e skenës, Sara Hoxha.
Solemnisht në prezencën e Përfaqësuesve të Komunave, Shoqërive Kulturore nga Drenica, e mbar Kosova, nga Kumanova, Sarai dhe Gostivari, me Rapsod nga gjitha qytetet, të gjithë bashkë zjarr e prush, për Flakë…!
Mysafiret nga të gjitha trevat, respektivisht përfaqësuesit e SHVL-UÇK-së Kombëtare, Shoqërisë “Lëvizja” me seli në Prishtin, dhe Shoqates “Lulet e Malësisë”, Gostivar, nën asistencën e Artistëve të rinjë, valltarë të grupit “Dardanët” do vën Flakën, Flakës së Janarit Gostivar 2025!
Flaka është e madhe, e që të jetë gjithëpërfshirëse, të shkrin acaret e Janarit ma leht e ma shpejt, që mbi te, të ndryçojn fytyrat e Dëshmorëve të ngelura të reja, si Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhepit, Nuhiut e të gjithë të tjerëve, nga këtu e gjitha viset shqipëtare…
EJA EDHE TI, EJA LARTËSO FLAKËN, EJA NDERO DËSHMORET, ATA QË NA SOLLËN LIRINË!
DITA E TRETË:
17 Janar, do të njoftojmë në vazhdim….
Detajet e programit…
LAVDI!
Këshilli Organizues Gostivar-Kërçovë!
Strugë, Tetovë, Shkup, Kumanovë, krejt KOSOVË!