AKTUALE

LSDM pohon se rruga e shpejtë Gradsko – Drenovë mbi 92 për qind është realizuar prej tyre

Deputeti i LSDM-së, Mile Taleski sot deklaroi se rruga e shpejtë Gradsko – Drenovë, mbi 92 për qind është realizuar nga qeveria e LSDM-së.

“Ky projekt, në vlerë prej mbi 37 milionë eurove, është pjesë e punës së përkushtuar të LSDM-së në zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve nga ky rajon”, deklaroi Taleski.

Siç përmendi, qeveria e LSDM-së i përfundoi tre qarkoret afër Gradskos, Rosomanit dhe Drenovës, katër viaduktet, të gjitha urat, mbikalimet dhe nënkalimet, si dhe 98 për qind e asfaltit të vendosur.
Ai shtoi se edhe aksi nga Drenova deri në Farish është mbi 80 për qind është realizuar nga qeveria e LSDM-së.

“U depërtuan dy tunelet e këtij aksi edhe përse pushteti tani vonon është pikëpyetje. Realizimi i këtij projekti është me rëndësi të madhe ekonomike për të gjithë qytetarët, posaçërisht për banorët e Prilepit, Manastirit, Resnjës, Krushevës, Gradskos. Rrugë e cila do të thotë përmirësim i ekonomisë lokale, por edhe sigurisë së qytetarëve, sepse bëhet fjalë për rrugë të bërë sipas standardeve evropiane. LSDM investoi shumë në projekte të ndryshme, psoaçërisht në infrastrukturën rrugore. Tërësisht e riëërtërimë aksin rrugor afër Pletvarit, rrugën nga Prilepi drejt liqenit, ndërkaq e filluam realizimin e projektit strategjik për autostradën Prilep-Manastir si pjesë e Korridorit 10d, autostrada e parë në këtë rajon”, shtoi Taleski.

Related posts

Përkundër zhvillimeve, krerët institucionalë shihen të relaksuar në ballkonin e Qeverisë

admin

Osmani dënon sulmet e Iranit, por edhe të Izraelit në Gaza

Gjyla Halili

Akademi Solemne me rastin e përkujtimit të Ulemave të Tetovës

admin