AKTUALEKOSOVË

Abdixhiku: Sa me të mëdha tubimet tona, aq më të larta bëhen britmat e piskamat

Banner

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sa më të mëdha që janë tubimet e LDK-së aq më të larta bëhen “britmat e piskamat”, raporton Ekonomia Online.

Ai ka shkruar se Kosova nuk ka kohë për të humbur në ndarje e përçarje.

“Por, për një moment, mendoni në duar të kujt e keni fatin tuaj, fëmijëve tuaj e të familjeve tuaja! Kosova, megjithatë, kohë për të humbur në ndarje e përçarje nuk ka. Kësaj marrëzie duhet t’i dalim në ballë të gjithë! Kjo nuk është Kosova jonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë. Prandaj sot unë nuk jam para qytetarëve as për të nxitur urrejtje për tjetrin e as për t’ju mbushur plot helm e vrer për tjetrin. Unë nuk ju ndaj në tradhtarë e patriotë, me mua apo me Serbinë. Sot qëndroj para jush t’ju them se nuk ka Kosovë të partive”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai ka thënë se nuk ka Kosovë të individëve. “Nuk ka Kosovë të epokave. Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm. Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë!”, tha ai.

Banner

Related posts

Disa ushqime të lehta të mira për shëndetin e zemrës

admin

MASHTI: 130 mijë aplikantë i kanë pranuar mjetet për tekstet shkollore, të tjerëve do t’iu dalin në fillim të javës së ardhshme

admin

Ligji për ndalesë të praktikave jokorrekte tregtare para Komisionit juridiko-ligjvënës

Gjyla Halili