AKTUALE

Moti i keq, Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë në Bulqizë

Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes në një postim në Facebook.

Sipas Ministrisë fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.

“Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente”, shkruan Ministria.

Moti i keq me reshje bore, temperatura të ulëta dhe erë të fortë ka përfshirë këto ditë vendin tonë, duke vështirësuar qarkullimin në shumë akse dhe duke sjellë mbylljen e 77 shkollave në vend.

Banner

Related posts

Mexhiti: Kur BDI është e mirë në votime, shkon me agjendë të gjelbër, kur është e dobët, kthehen në nacionalizëm

Gjyla Halili

SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor

Gjyla Halili

T&S, Zyra në Shkup dhe Tetovë ka nevojë për këto pozicione pune: 10 LEADS MAKER (ANKETUES)

Gjyla Halili