Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Ligjet vinë vetëm nga Zoti!
Ligji nuk vinë asnjëherë nga diktatorë dhe prijës dhe mjeshtër të zullumit.
Ligji është ai që ngritë vetëdijen e njeriut.
Njeriu nuk avancohet dhe ngritet përveç me ligjin e drejtë dhe të shëndoshë.
Këtë e kanë pohuar edhe pabesimtarët dhe shtresa e pa arsimuar se pa ligj nuk mundet të jetohet i lirë dhe i barabartë.
Edhe mëkëmbësit e djallit pra krimi dhe mafija kërkojnë ligjin që të dënohet në ekuivalencë përkrah peshës së veprës kriminale.
Pra edhe forcave të shthuruta të krimit i intereson ligji!?
Në të shumtën e rasteve krimi organizuar kërkon ligjet e dobët apo ligjet që nuk zbatohen apo fare nuk protokollohen sipas gjykatës.
Ndikimi ambivalent*
Ndikimi ambivalent në përpilimin e tij dhe
ndikimi ambivalent në zbatimin e tij.
Ligji është i Zotit.
Ndërsa liria e të drejtës është për të gjithë.
Është kusht që të mos zbatohet ligji si një fragment minijaturë lokale dhe grupore.
Nëse nuk lejojmë që ligji të funksionojë sipas dëshirave dhe minijaturave të oligarkisë e cila fundosi shpirtin e energjisë autohtone dhe zhduku akceleracionin e teknologjisë moderne.
Atëherë kemi ngritur fatin për të gjithë.
Pra nëse praktikojmë dhe fuqizojmë ligjin dhe mësojmë këtë si parim të sistemit jetik atëherë defakto do të kemi zero probleme në ekonomi,
zero probleme në arsim,
zero probleme në shëndetësi ,zero probleme në gjykatë dhe zero probleme ne moralin politik (M.Sheltuti).
Sot në vendet e tranzicionit më së shumti kritikohet veprimtaria politike.
Kusht dhe imperativ i kohës është të studjohen fushat politike dhe të vendoset një menaxhim jo apstratk dhe i vështirë pë komunikim.
Nga politikat rigide dhe të pa konsuliduara në bazë të ligjit të duhur i korrigjuar dhe monitoruar nga gjykata sektori i politikës humbi besimin dhe imazhin në opinion.
Gjë e cila na kushton shumë si shqipëtarë dhe si popull në përgjithësi.
Kjo gjendje anatemike ndaj politikave recidive dhe me kategori prozhmimi na bëri popull paternalist i cili nuk mundet të marrë asnjë hap konkret vet për fatin e tij.
Ky moment dhe ky status nuk është i pëlqyer sipas normave të ligjit të Zotit – Shtetit islam.
Sheriati islam*
Sheriati islam kërkon politika konkrete dhe të drejta.
Pra kërkon dobi dhe hajr.
Ideja e ligjit kërkon dobi për të gjithë njerzimin.
Teoria e idesë kerkon vepra të dobishme dhe kontemplimin e shumtë të ideve.
Ideja më e mirë është ideja e të mirës.
Ideja e të mirës është identike me të bukurën.
Ideja e të mirës dhe të bukurës siguron lumturi dhe siguri.
Gjë e cila kontemplonë idenë e njohjes dhe aftësisë të bashkëpunimit me ligjin e të drejtës.
Me kuptimin e idesë për njohje ne padyshim se arrimë njohjen e Krijuesit dhe të ligjit të Tij.
Kjo na mundësonë që të kontemplojmë idenë në shumë punë dhe vepra të mira jo vetëm për veten por për të gjithë qytetarët e vendit – shtetit.
Prandaj ka qenë kusht kultivimi i politikës së shëndoshë dhe shpëtimtarë për të gjithë të Dërguarit e Zotit nga Ademi,Nuhu, Ibrahimi,Musai, Isau e deri te i Dërguari i fundit Muhamedit Alejhisela.
Kurani i vazhdimisht thotë:
” Zbatoni ligjin e Zotit dhe përfillni ate”.
Fjala – itekullah ar.
Është drafti dhe ligji i shkruar.
Ndërsa fjala – Ettiuu ar.
Është zbatimi dhe ekzekutimi i ligjit.
Pra ligji është domosdoshmëri e fesë islame.
Ligji është metodologjia politike e të dërguarve të Zotit.
Ligji është çelsi i të gjitha pejgamberëve të dërguarve të Zotit.
Zoti thotë në Kuran :
” Në udhëzim kërkoni përfilljen e përbashkët”.
Ibrahimit kundër popullit të tij.
Ne ngritim në shkallë të lartë atë që duam.
Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t’i fshehet”.
(Kaptina al Enam : 81, 82)
(xhxhxh!)