AKTUALE

BDI: Të shqetësuar nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe mungesa e vullnetit për bashkëjetesë

Në frymën e ditëve të festës, përmbahemi nga retorika e ashpër, por nuk mund të mbetemi të heshtur përballë agresionit të shtetit ndaj vlerave tona kolektive.

Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja e vazhdueshme, nga mungesa e vullnetit për bashkëjetesë, nga përpjekjet e pandalshme për të shtypur gjuhën shqipe dhe për të zhvlerësuar shqiptarët në këtë shtet tonin të përbashkët.

Ata që mendojnë se do të rriten duke rrënuar fqinjët e tyre, bashkëqytetarët e tyre, janë në një iluzion të madh – askush nuk është bërë më i madh duke nënçmuar tjetrin, përkundrazi…

Jemi të zhgënjyer edhe nga heshtja e atyre bashkëqytetarëve që shohin, por nuk reagojnë. Kjo nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, kjo është një çështje e vlerave të këtij shteti.
Ajo që ne si shqiptarë e kemi të shenjtë – gjuha jonë, dinjiteti ynë, pjesëmarrja jonë e barabartë në këtë vend – nuk mund të jetë vazhdimisht një objektiv agresioni pa pasoja për shtetin në tërësi.

Në prag të festave të Krishtlindjeve, të gjithë besimtarëve ortodoksë u urojmë paqe, harmoni dhe ngrohtësi në familjet e tyre.

Vlerat e vërteta nuk maten me atë se sa ulet tjetri, por me atë se sa mund të rritemi së bashku, me respekt dhe mirëkuptim.

Bashkëjetesa nuk është dobësi, por forcë. Ndryshimet nuk janë pengesë, por pasuri.

Të gjithë qytetarëve u urojmë festa të mbushura me mirësi dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, thonë nga BDI.

Related posts

Maqedonia të hënën do të mbajë mbledhjen e parë ndërqeveritrare me Qeverinë e Kosovës

Gjyla Halili

Fronti Europian/ Hoxha: As Mickoski as mentorët e tij në linjën Beograd-Moskë, por as vasalët e tij nuk mund ta gjunjëzojnë Frontin Europian

Gjyla Halili

Mungesa e rezultateve, kërkohet përfshirja e SHBA-së në dialogun e Brukselit

admin