Në nderim të Nënë Stanës, Nënës së UÇK-së, për vizitë në shtëpinë e Saj, ishte Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama!
Kryetarin e Kryeqytetit të Kosovës e shoqëronte bashkëshortja e Tij Kristalja dhe Drejtori i Sherbimeve Publike Bekim Brestovci me bashkeshorten e Tij Angjelinen!
I pranishëm në nderim të vizites së të parit të Komunës së Prishtinës ishte edhe Don Shtjefni, Famullitari i Kishës së Brusit!
Në vargun e nderimeve të kontributit të madh të Nënë Stanës gjatë luftes së UÇK-së, pas shumë vizitave të personaliteteve ushtarake e politike, për vizitë ishte edhe Kryetari Prishtinës Perparim Rama!
Nderimi për Nënë Stanën e UÇK-së, po merr gjithnjë e më shumë vemendjen e duhur të mbarë shtresave në Kosovë dhe më gjerë!
Nënë Stana, Nëna e UÇK-së, që ka pritur dhe ka përcjellur me qindra luftëtarë, pjestarë të UÇK-së, nga ata që i ka ushqyer me duartë e Saj, janë 6 dëshmorë të Atdheut, një i plagosur rendë, 3 Komandant Zonash, një Zv. Komandant Zone, një Shef Shtabi i Zonës, Një Komandant i Policisë Ushtarake i Zonës, një Komandant i Njësisë Speciale i Zonës, Një Zëdhënës Zone, 5 Komandant Brigadash, 3 Doktore lufte, e shumë personalitete të larta ushtarake e civile!
Nëna heroinë, bukëdhnsja e famshme e ushtarëve të UÇK-së, meriton të vizitohet dhe duhet të vizitohet nga të gjithë drejtuesit më të lartë të institucioneve shtëterore politike e ushtarake të Kosovës!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 28 Dhjetor 2024!