AKTUALE

Fatmir Dehari mërgimtarëve: Jeni simboli i frymëzimit dhe arritjeve tona

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, në takim me mërgimtarët, ka cekur se janë simboli i frymëzimit dhe arritjeve në Kërçovë.

Kryetari Dehari ka shtuar se “me mbështetjen tuaj, po ndërtojmë një Kërçovë më të bashkuar dhe më të fortë për brezat që vijnë”.

Postimi i plotë i tij në fb:

Mërgata mbi të gjitha!

Sot, në shtëpinë tuaj, në themelet e komunës që ndërtuat me vizion dhe përkushtim, u çmallëm dhe diskutuam për të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët.

Mërgimtarët treguan pjesëmarrje të jashtëzakonshme, ndërsa diskutimi u përqendrua në prezantimin e buxhetit të vitit 2025, fuqizimi i pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe trajtimi i temave kyçe si gjuha, flamuri,arsimi, kultura ,sporti dhe zhvillimi ekonomik e infrastrukturor i Kërçovës ,si dhe ngjarjet aktuale në shtet.

Të dashur mërgimtarë,

Ju mbeteni simboli i frymëzimit dhe arritjeve tona kombëtare, politike dhe ekonomike. Me mbështetjen tuaj, po ndërtojmë një Kërçovë më të bashkuar dhe më të fortë për brezat që vijnë.

Me Ju dhe për Ju,për kërçovën tonë!

Faleminderit deri në pakufi!

Banner

Related posts

LSDM: Mickoski tashmë po përgatitet t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë – komisioni punon gjatë gjithë kohës

Gjyla Halili

Fillimi i Vitit të Ri Akademik në Medresenë Isa Beu – Vizitë e Lartë në Paralelen e Vajzave në Tetovë

Gjyla Halili

Gashi: BDI-ja poshtëroi gazetarët, madje edhe poltronët e kësaj partie

Gjyla Halili