AKTUALE

U tha se është arrestuar Jovan Despotovski, por ai e mohon një gjë të tillë: Është e pasaktë

Banner

Raportohet se është arrestuar drejtori Zonës Zhvillimore Industriale dhe Teknologjike, Jovan Despotovski.

Sipas informacioneve, Despotovski është arrestuar pasi me kompaninë private e cila ka kryer punime në ZZhIT në Shtip dhe Strumicë, kanë bërë mashtrim për 2 milionë euro.
Rastin e udhëheqë Policia Financiare, prej kur kërkojnë konfiskim urgjent të pronës së kompanisë private “Zobek”

Por, Jovan Despotovskin i ka hedhur poshtë si të pavërteta informacionet se ai është arrestuar. Thotë se të njëjtat janë të pasakta dhe se ka nisur hapat ligjore për procedurën në fjalë.
Në lidhje me informacionet të cilat janë paraqitur në publik për gjoja arrestimin tim, dua ta informoj publikun se të gjitha dyshimet për një aktivitet të tillë, janë të pasakta. Informacionin e publikuar nga një pjesë e mediave e konsideroj si të qëllimshëm apo të paqëllimshëm për ta dezinformuar publikun. Për momentin, i ndërmarr të gjitha hapat ligjore të nevojshme për mbrojtjen e nderit dhe imazhit tim”, thuhet mes tjerash në demantin e Despotovskit.

Më tej shton se ai vazhdon të jetë i qasshëm për institucionet dhe mediat siç ka bërë deri më tani.

Banner

Related posts

DAP: Mbi 11.500 kompani në Maqedoni nuk i kanë paguar rrogat dhe kontributet për punonjësit

Gjyla Halili

Nik Gjeloshaj uron rizgjedhjen e Senad Lulanaj në krye të Shoqatës “Malësia e Madhe NY”

Gjyla Halili

Ambasadori britanik: Këtë vit do të ketë “non-grata” të tjera, hapa edhe për konfiskimin e pasurive

admin