AKTUALE

Mickoski: Do të rriten pagat e të gjithë të punësuarve, por jo dhe të funksionarëve

Në vitin 2025 do të rriten pagat e të gjithë të punësuarve në shtet, por pagat e funksionarëve jo, konfirmoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Do të luftojmë që të gjithë punonjësit e shtetit të marrin paga më të larta, do të punojmë në atë, por funksionarët nuk e kanë këtë të drejtë. Atë e thamë dhe atë po e bëjmë. Po bëjmë një ndryshim në zgjidhjen ligjore, me të cilën nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve. Ky ndryshim i ligjit shumë shpejt do të jetë para deputetëve”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Creshevë të Komunës së Gazi Babës.

Theksoi se mendon se ky është hap i duhur.

“Vlerësoj se është hap i duhur, edhe pse ka debat. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të punojmë në interes të qytetarëve dhe të gjithë atyre që nuk kanë votuar dhe kanë besim tek ne si Qeveri”, potencoi Mickoski.

Banner

Related posts

Vica nuk pranon nënçim/ Mikpritje madhështore për Bajram Rexhepin

Gjyla Halili

Bujar Osmani në një letër drejtuar Mickoskit: Për fat të keq tuajin, ju kurrë më nuk do ti zgjidhni përfaqësuesit e shqiptarëve

Gjyla Halili

Mjegull në rrugën drejt Kodrës së Diellit në Gjavato dhe Pletvar

Gjyla Halili