AKTUALE

Dauti: Zijadin Sela beson, mirëpo atyre që e prenë në besë ai nuk ua fal

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti e ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha Ziadin Sela nuk i fal ata që e prenë në besë, duke aluduar kështu tek Arben Taravari për të cilin Dauti tha se ai u vendos në shërbim të VMRO-DPMNE-së.

“Zijadin Sela beson, mirëpo ata që e prenë në besë nuk ua fal. Taravari ka pasur mundësinë të jëtë në parti, ta mbajmë partinë, mirëpo ai vendosi të jetë në shërbim të Mickoskit. Ndaj unë pavarësisht se çka flitet për bashkim, mendoj qe edhe vetë z.Sela mund të pronocohet për këtë punë”, tha Dauti.

Dauti shtoi se ASH vazhdon të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin shqiptar.

“Unë gjithmonë e kam dashur emrin Aleanca për Shqiptarët, sepse më të vërtetë është aleancë për mbrojtjen e shqiptarëve, për të drejtat dhe dinjitetin e tyre, ndaj këto vlera ASH ende i ka dhe neve po na kthehen shumë aktivistë nga VLEN-I sepe e panë që atje vetëm se janë manipuluar dhe nuk kanë pa ndryshim”, tha Dauti. /tvklan.mk

Banner

Related posts

Mickoski: Nesër nuk do të ndodhë asgjë, procedura mund të zgjasë me vite!

Gjyla Halili

“Pranvera e Dinjitetit”, Ali Ahmeti: Qofshim të bashkuar si në vitin 2001, edhe tani kur po cënohen të arriturat shqiptare të fituara me gjak dhe sakrificë!

Gjyla Halili

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Artit

Gjyla Halili