AKTUALE

Fjolla Ibrahimi i bashkangjitet LD-së së Izet Mexhitit

Me krenari ju prezantojmë një prurje të re dhe të çmuar në radhët e Lëvizjes Demokratike – Fjolla Ibraimi.

E lindur në Tetovë më 10 shkurt 1997, Fjolla është një shembull frymëzues i suksesit dhe përkushtimit. E diplomuar në fushën e Ekonomisë dhe Marketingut në Universitetin e Evropës Juglindore (SEEU), ajo ka ndërtuar një karrierë të pasur në botën e muzikës dhe artit që nga mosha e re.

Nga triumfi në “Gjeniu i Vogël” e deri te çmimi “The Best New Artist” në Top Fest, Fjolla ka përfaqësuar me dinjitet dhe talent Maqedoninë e Veriut në skenat ndërkombëtare, duke rrëmbyer çmimin e madh “Grand Prix” në Bullgari.

Si një artiste e shquar dhe e dashur nga publiku, Fjolla ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e muzikës shqipe, duke sjellë frymë të re me interpretimet e saj moderne.

Tashmë, Fjolla Ibraimi i bashkohet Lëvizjes Demokratike për të kontribuar jo vetëm në art dhe kulturë, por edhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë dhe komunitetin tonë.

Mirë se erdhe Fjolla!

Related posts

Ahmeti: Statuti i BDI-së nuk lejon fraksione. Anarkia e papranueshme!

admin

Takim koordinues në Tetovë për vaksinimin e haxhinjve të vitit 2025

Gjyla Halili

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

Gjyla Halili